Maqedoni
Filipçe: Imunizimi kolektiv deri në fund të verës
22.06.2021 13:48
Deri në fund të verës pritet të vaksinohen dy të tretat e popullsisë së moshës madhore në vend...

Deri në fund të verës pritet të vaksinohen dy të tretat e popullsisë së moshës madhore në vend, paralajmëron ministri i shëndetësisë Venko Filipçe. Deri tani janë vaksinuar rreth 300 mijë qytetarë ndërsa edhe rreth 180 mijë të tjerë presin të vaksinohen. Siç bën të ditur minsitri deri në fund të javës pritet të arrijnë vaksonat kineze të kompanisë Sinovak, për të vazduar me intensitet më të lartë vaksinimin.
“Mendoj se deri në fund të verës një numër I madh I qytetarëve do të vaksinohen. Për momentin janë vaksinuar diçka më pak se 300 mijë qytetarë, me sasinë e vaksinave që vjen do të vaksinohen edhe 300 mijë qytetarë, që arrinë në 600 mijë qytetarë, apo 50% e popullsisë në përgjithshme që planifikojmë të vaksonohen, duke i përjashtuar fëmijët. Kjo do të thotë se një million e 200 mijë qytetarë do të vaksonohen, me çka deri në fund të verës besoj se do të arrihet përqindje për të cilën mund të themi se është imunitet kolektiv.”, tha Venko Filipçe, Ministër i Shëndetësisë.
Kina: 100 mijë dollarë donacion në paisje mjeksore
Shqetsim mbetet lloji Delta I virusit tha minsitri në konferencën e përbashkët për shtyp me Ambasadorin e Republikës Popullore të Kinës në Shkup, me rastin e donacionit prej 100 mijë dollarësh që Kina i ndanë vendit në pasje mjeksore.
“Republika Popullore e Kinës do të vazhdojë të bashkëpunojë dhe të ndihmojë MAqedoninë e Veriut dhe vendet tjera në luftën kundër pandemisë. Kësaj rradhe ndihmojmë me paisje mjeksore për qendrën klinike për kovid qendrat.”, tha Zhang Zhuo, ambasador i Kinës në Shkup.
Deri në fund të muajit në vend pritet të arrijnë rreth 500 mijë vaksina të prodhuesit kinez Sinovak dhe një sasi e konsiderueshme e vaksinave të kompanisë Qajzer, ndërsa pas arritjes së tyre pritet të vaksinohen rreth 15 mijë deri në 20 mijë qytetarë në ditë.Sipas dinamikësa aktuale gjatë ditës së djeshme janë vaksinuar 7202 qytetarë, prej të cilëve dozen e pare e kanë marrë 2683 qytetarë.
GYLTENE SINANI
