Botë
OBSH: Vendet e varfra nuk kanë vaksina
22.06.2021 14:15
Një numër i madh i vendeve të varfëra, të cilat marrin vaksina kundër Kovid 19...

Një numër i madh i vendeve të varfëra, të cilat marrin vaksina kundër Kovid 19 nëpërmjet programit global të shpërndarjes COVAX, nuk kanë doza të mjaftueshme për të vazhduar vaksinimin, ka bërë të ditur Organizata Botërore e Shëndetësisë. Programi COVAX ka shpërndarë 90 milionë doza në 131 vende, shifër e pa mjaftueshme për nevojat e vendeve të varfura. Mungesat vijnë në kohën kur disa vende në Afrikë po përballen me valën e tretë të infeksioneve. OBSH ka njoftuar së fundmi se në Afrikë javën e fundit vdekjet si pasojë e Covid 19 janë rritur në 40%.
“Mangësia në fjalë nxit pandeminë”, në javën e fundit në Afrikë numri i rasteve dhe i vdekjeve nga COVID-19 janë rritur 40 %. Do të thoja se prej 80 vendeve të varfra, të paktën më shumë se gjysma nuk kanë vaksina të mjaftueshme që t’i ruajtur programet e tyre për vaksinim. Disa prej tyre tashmë në përgjithësi nuk kanë vaksina.” tha Tedros Ghebreyesus, drejtori i OBSH-së.
Presidenti i Afrikës së Jugut, Cyril Ramaphosa, tha se vendet e pasura duhet t’i japin fund grumbullimit të vaksinave. Ai tha se në nivel kontinenti, Afrika ka marr vetëm 40 milionë vaksina, të mjaftueshme për më pak se 2% të popullsisë. Uganda, Zimbabve, Bangladeshi dhe Tobago janë disa nga vendet që kanë raportuar mungesën e vaksinave. Nga OBSH- thonë se po bisedon me kompani dhe institucione të shumta për krijimin e qendrës për transfer të teknologjisë për vaksina kundër virusit korona në Afrikën e Jugut.
Ndërkohë Varianti Delta ivirusit, i cili ka shkaktuar rritje të numrit të rasteve në të gjithë botën, mund të ketë një shkallë rezistence ndaj vaksinave anti kovid. Nga OBSH, thonë se ka disa prova që tregojnë për efikasitet të zvogëluar të vaksinave kundër këtij varianti, i cili për herë të parë është identifikuar në Indi.Ky variant ka çuar në rritje të numrit të rasteve me koronavirus nga Portugalia në Rusi, ndërsa Britania, në fillim të këtij muaji, ka shtyrë për katër javë një fazë të rihapjes së ekonomisë, për shkak të tendosjes së variantit Delta.Në Shtetet e Bashkuara, ku normat e vaksinimit janë relativisht të larta, zyrtarët shëndetësorë kanë paralajmëruar se varianti Delta mund të bëhet lloji dominues i koronavirusit gjatë verës. Infeksionet dhe vdekjet nga virusi kanë rënë, për shkak të vaksinave, por në mesin e të pavaksinuarve ka prova në rritje që tregojnë se varianti Delta po merr hov.
REJHANE BUSHI METAJ
