Maqedoni
Bashkëpunimi fakultete, komuniteti i biznesit programe studimore konform tregut të punës
22.06.2021 14:45
Për tu krijuar bashkëpunim më i mirë mes studentëve dhe komunitetit të biznesit...

Për tu krijuar bashkëpunim më i mirë mes studentëve dhe komunitetit të biznesit, ekonomia do të përfshihet në programet mësimore me qëllim që studentët të përfitojnë aftësitë dhe kompetencat e nevojshme për tregun e punës. Në këtë mënyrë pritet të avancohet edhe procesi i punës në komapani thonë nga fusha akademike.
“Biznesi dhe arsimi jo vetëm që duhet por edhe mundet të bashkëpunojnë dhe këtë ne do ta dëshmojnë viteve të ardhshme.”, tha Sasho Korunovski, rektor i universitetit Kliment Ohridski.
Sektori i biznesit dëshiron të jetë korrigjues por edhe ti ndjek proceset të cilat ndodhin në arsim thonë nga Odat ekonomike.
“Nga anketat që çdo ditë i bëjmë me antarët tanë, mungon dhe duhet tio kushtohet më tepër kujdes profesionalizmit dhe kompetencave pas mbarimit të fakulteteve nga ana e studentëve.”, tha Jelisabeta Georgieva Joveva, nënkrytare e Odës Ekonomike.
Qeveria e njeh kapitalin njerëzor si prioroitet dhe për këtë qëllim do të ndajë mjete për investime thekson Zv Ministri i Financave Dimitar Kovaçevski.
“Pandemia na mësoi se kapitali njerëzor është i rëndësishëm për përballjen me sfidat e reja dhe për zhvillimet e reja që duhet të ndodhin pas pandemisë, për rritjen e produktivitetit te vet të punësuarit por edhe për theksimin e rolit të institucioneve hulumtuese shkencore në suaza të avansimit të aktiviteteve ekonomike në vend.”, tha Dimitar Kovaçevski, zvministër i financave.
Me ribalansin e propozuar të buxhetit ndahen 2.7 miliardë denarë për investime në kapital njerëzor, arsim, shëndetësi dhe mbrojtje sociale.
FLUTURA LATIFI
