Maqedoni

Miratimi i kornizës negocuese, Osmani: Qytetarët presin rezultat konkret

22.06.2021 15:06

Megjithse informacionet e fundit nga Brukseli thonë se për momentin Bullgaria...

Megjithse informacionet e fundit nga Brukseli thonë se për momentin Bullgaria nuk është e gatshme të përkrahë kornizën negocuese për Maqedininë e Veriut, Qeveria në vend pret që Këshilli Evropian të miratojë kornizën negocuese për fillimin e bisedimeve. Shefi i diplomacisë Bujar Osmani konsideron se vendi ka plotësuar të gjitha kushtet e nevojshme dhe se Bullgaria si vend anëtar i BE-së nuk duhet të pengojë kalimin në një fazë të re integrimit europian. Janë të vetëdijshmë se qytetarët janë të lodhur nga pritja e gjatë.
 
“Na vjen mirë që 26 vende anëtare kanë konsensus në këtë drejtim, po punojmë intesivisht edhe me Bullgarinë për të kompletuar konsensusin për këtë proces. Sidoqoftë qytetarët presin rezultat konkret. Pas 16 viteve me status vend kandidat, pas 20 viteev pritje për të filluar fazën tjetër, jo për t’u anëtarësuar, presin rezultate konkrete. Ne nuk kemi alternativë, as për marrëdhënie të mira ndërfqinjësore me Bullgarinë as nga perspektiva e jonë evropiane.”, tha Bujar Osmani, ministër i jashtëm.
 
Lind: Bisedimet duhet të fillojnë menjëherë  
 
Edhe Suedia e dëshpëruar nga pezullimi i negociatave për anëtarësimin e Maqedonisë së Veriut. Shefja e diplomacisë suedeze konsideron se vendi duhej të kishte filluar negociatat që vitin e kaluar dhe se Unioni i detyrohet Maqedonisë së Veriut.     
 
“Si përfaqësuese e qeverisë suedeze unë jam e dëshpëruar që ende nuk kanë filluar bisedimet. Maqedonia e Veriut i plotësoi kushtet e nevojshme dhe bisedimet duhet të fillojnë menjëherë. Si përfqësuesie e qeverisë suedeze unë besoj fuqishëm se bisedimet me Maqedoninë e Veriut duhej të kishin filluar dhe Unioni duhej që në mars të vitit 2020 të merte vendim unanim për këtë. BE ka detyrime ndaj Maqedonisë së Veriut dhe duhet t’i përmbush. Duhet dialog për zgjidhjen e këtyre Duhet dialog për zgjidhjen e këtyre çështjeve dhe unë i nxis të gjitha përpjekjet diplomatike për zgjidhjen e kësaj çështje.”, tha Ana Lind, ministre e jashtme e Suedisë.
 
Keshilli i Ministrave i BE-së do të mblidhet më 24-25 qershor, ku ndër të tjera do të vendos nëse Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria do të avancojnë në procesin e integrimit në pako ose Maqedonia do të duhet të pres arritjen e një kompromisi me Bullgarinë për çështje bilateral. 
    
SHPËTIM NUREDINI