Maqedoni

Rasti i Almirit, apeli liron nga burgu me kusht Sedat Aliun

22.06.2021 15:17

Pas mbajtjes së një të tretës së dënimit të shqiptuar, Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e babait të Almirit...

Pas mbajtjes së një të tretës së dënimit të shqiptuar, Gjykata e Apelit ka pranuar ankesën e babait të Almirit, Sedat Aliut për lirim të parakohshëm nga masa efektive me burg për të cilën ishte dënuar me 6 muaj. Sedat Aliu iu drejtua gjykatës së Apelit pasi paraprakisht gjykata e Kumanovës kishte refuzuar kërkesësn e tij me arsyetimin se i njejti akoma nuk ka arritur nivelin e socializimit të mjaftueshëm. Sipas vendimit të Gjykatës së Apelit, Aliu lirohet me kush më 3 korrik. Në sjelljen e vendimit në fjalë kanë ndikuar arsyet dhe obligimet familjare të Sedat Aliut.
 
“Kishte mjaft fakte për tia mundësuar lirimin me kusht ku edhe ligji për egzekutimin e dënimeve neni 250, 251, 252, 253 të ligjit për egyekutimin e dënimeve e parasheh lirimin me kusht  kun ë këtë pjesë Sedati sipas këtzre neneve i plotëson kushtet. Një rrethanë plotësuese e cila nuk ishte e marrë për bazë gjatë procedurës penale ku është shqiptuar dënimi ishte lindja e vajzës Almira.Këto ishin fakt t mjaftueshme sipas meje si avokat për tia mundësuar një të drejtë që i takon sipas Ligjit. Ai është I obliguar që të lajmërohet në Gjykatën kompetente ku është dhënë dënimi shkallës së parë dhe këtë pjesë do ta kalojë në shtëpi dhe njëkohësisht obligimet të cilat i ka.”, tha Besnik Sulejmani, avokat mbrojtës.
 
Babai dhe dy xhaxhallarët e Almirit 4 vjeçar, janë gjykuar për veprën penale dhunë, pas përleshjes me vëllezrit Iliç në qershor të 2016, ku edhe gjeti vdekjen Almiri. Ai u shtyp me makinë nga Boban Iliç I cili u dënua me 4 vjet burg për veprën penale fatkeqësi komunikacioni me pasojë vdekjeje. Si pasojë e pakënaqësive dhe kontradikatave të shumta nga proceset gjyqësore të zhvilluara në vend, familjarët dhe pala mbrojtëse drejtësinë do ta kërkojnë në në Gjykatën Evropiane për të drejtat e njeriut në Strasburg.
 
FLORIJE BELULI KAMBERI