Maqedoni

Komisioni i Mandateve, debat për mungesën e deputetëve të opozitës

02.12.2014 12:38

Komisioni Kuvendor për Çështje të Imunitetit dhe Mandatit, sot do të mbajë seancë me një pikë në rend dite...

Komisioni Kuvendor për Çështje të Imunitetit dhe Mandatit, sot do të mbajë seancë me një pikë në rend dite, shqyrtimin e raportit për rregullshmërinë e deputetëve në seancat e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë në periudhën nga 10 maji deri më 10 nëntor të vitit 2014.
 
Komisioni do të mblidhet në pajtueshmëri me nenin 59 nga rregullorja e Kuvendit dhe në pajtueshmëri të nenit 65 nga Kushtetuta e Republikës së Maqedonisë.
 
Në qoftë se miratohet propozim-konkluzioni në seancën e nesërme të komisionit, kryetari i Kuvendit, Trajko Veljanoski, duhet ta vendos atë në rend dite të seancës së parë të ardhshme. 
 
Para dy javësh, në takimin koordinues në kuvend sekretari i përgjithshëm, Zharko Denkovski, e dorëzoi raportin për mungesat e deputetëve, me ç'rast Komisioni për Çështje të Mandatit dhe Imunitetit ishte i obliguar të propozojë konkluzion.
 
Në punën e kuvendit nuk marrin pjesë 31 deputetë nga opozita.