Maqedoni
VMRO-DPMNE, kritika për mos shpërndarjen e dëftesave
22.06.2021 15:33
VMRO-DPMNE-ja opozitare kritikon ministren e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska...

VMRO-DPMNE-ja opozitare kritikon ministren e Arsimit dhe Shkencës Mila Carovska se nuk janë të aftë të shpërndajë deftesat e nxënësve këtë muaj siç ka ndodhur tradicionalisht çdo vit. Derisa nxënësitë presin deftesat e tyre dhe notat ende qendrojnë vetëm në ditarët e mësimdhënësëve, VMRO-ja opozitare ngrit dyshimin se pas kësaj, përpos paftësisës së MASh-it mund të fshihet edhe skandali me trusnin që u bëhet nxënësve të disa shkollave që të paguajnë për marrjen e deftesave. Për këtë dhe për shkak të dixhitalizimit pa libra shkollore, tashmë VMRO-DPMNE kërkon që Carovska të ndiqet penalisht.
“Këtë vit deftesatë në vend në qershor, do të shpërndahen në fillim të vitit të ardhshëm shkollor. Carovska si e filloi vitin shkollor,ashtu edhe e përfundoi, me debakël total. Për të qenë skandali edhe më i madh në arsim, përfaqësuesitë e disa shkollave u kanë kërkuar të holla nxënësve për deftesat edhe pse kjo që është në kundërshtim me ligjin i cili parasheh arsimim fillore dhe të mesëm falas për të gjithë. Kjo tregon qartë se dikush po bënë biznes në kuriz të nxënësve dhe prindërve.”, thonë nga VMRO-DPMNE.
LSDM: VMRO e shqetëson hetimi i furnizimit me libra
Por partia në pushtet hedh poshtë kritikat e opozitës dukehedhur dyshime rreth procesit të furnizimit me libra nga viti 2014 dhe lidhjet e VMRO-së me tenderët milionësh.
“VMRO-DPMNE partia kundër çdo reforme në arsim, sot u shqetësua nga paralajmërimet se do të kërkohet institucionet kopetente ti hetojnë dhe ri analizojnë furnizimin ekskluzive të librave nga viti 2014 e këndej. Sulmi i sotëm i VMRO-DPMNE-së për transparencë të procesit me të cilin kërkohet hetim i marrveshjeve për programin Kembrixh, janë dëshmi për lidhjen e ngushtë të kësaj partie me tenderët milionësh të kompanive të caktuara botuese. Si përgjigje e partisë në pushtet LSDM të gjitha proceset i realizon me llogaridhënie dhe transparente. Qëllimi ynë pështë të sigurojmë arim kualitativ me libra kualitativ dhe matriale tjera mësimore dhe atë do ta realizojmë pa marrë parasyshë tentimet për bllokim të VMRO-DPMNE-së.”, thuhet në reagimin e LSDM-së.
Minsitria e Arsimit dit më parë ka njoftuar se përfaqësuesit e shkollave nuk duhet tu pagujnë nxënësve për deftesat e tyre dhe rikujtojnë se arsimi fillore dhe ai mesëm është falas për të gjithë.
REXHEP QAMILI
