Maqedoni

Luksemburg, Bullgaria nuk tërheq veton

22.06.2021 15:58

Pas një debati mjaft intensiv mbi zgjerimin e BE-së, në Këshillin për Punë të Përgjithshme pranë BE...

Pas një debati mjaft intensiv mbi zgjerimin e BE-së, në Këshillin për Punë të Përgjithshme pranë BE, dhe krahas përpjekjeve të vendeve tjera antare të BE-së se bëhet fjalë për kredibilitetin e gjithë Bashkimit Evropian, Bullgaria ka refuzuar të tërheqë veton mbi miratimin e kornizës negociuese për Maqedoninë e Veriurt dhe Shqipërinë. Sipas raportimeve nga Brukseli, më këmbëngulëse ka qenë  Gjermania, e cila ka treguar përpjekje të fuqishme për fillim të negociatave me Maqedoninë e Veriut. 

 
Rreth diskutimeve në Këshill ministri gjerman për Europë Michael Roth përmes një postimi në Twitter, ka theksuar nevojën që të mendohet në aspekt strategjik.  
 
“Ju lutem lejoni që çështjet dypalëshe të trajtohen në mënyrë bilaterale, pa bllokuar ecurinë përpara. Le të mendojnë në mënyrë strategjike dhe të kuptojnë nevojën për të përmbushur detyrimet tona ndaj Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut. Tani, ne nuk kemi asnjë interes të lejojmë vakum strategjik atje”.
 
Por pala bullgare edhe më tutje ka refuzuar të bëjë lëshime, edhe krahas paralajmërimeve nga vendet anëtare të BE-së se me këtë bllokadë “BE-ja po qëllon veten në këmbë”. Përfaqësuesi bullgar ka porositur se “BE-ja nuk e kupton thellësinë e problemit” ndërmjet Shkupit dhe Sofjes se ky kontest është çështje evropiane, dhe se Bullgaria gjendet në një “situatë specifike” për shkak të zgjedhjeve të ardhshme në korrik. 
 
Shumica e anëtarëve besojnë se nuk duhet të ketë ndarje të Shqipërisë dhe Maqedonisë dhe vlerësojnë se një skenar i tillë është pothuajse i pamundur. Qeveria e përkohshme në Sofje dhe zgjedhjet e ardhshme në korrik e ndërlikojnë më tej çështjen, ashtu si fakti që Bullgaria nuk mund të garantojë që qeveria e ardhshme do të zhbllokojë veton. Opinioni i Këshillit të Ministrave të Punëve të Jashtme dhe Europës do të diskutohet, në samitin e liderëve të BE-së që do të mbahet të enjten dhe të premten kur do të jepet edhe vendimi përfundimtar nëse RMV dhe Shqipëria do të nisin bisedimet me BE-në.
 
NAIM RAMADANI