Maqedoni
Kumanovë, mungesa e vaksinave ngadalson procesin e imunizimit
22.06.2021 16:19
Përshkak të sasisë së mjaftueshme të vaksinave, edhe në rajonin verilindor me seli në Kumanovë...

Përshkak të sasisë së mjaftueshme të vaksinave, edhe në rajonin verilindor me seli në Kumanovë, po vërehet ngadalsim i procesit të imunizimit të qytetarëve. Derisa kohë më parë regjistroheshin edhe deri në mbi 1.700 vaksinime në ditë, tani caktohen vetëm nga 260 termine në ditë përmes “Termini Im“. Deri tani në rajonin e Kumanovës janë vaksinuar 16.600 qytetarë nga të cilët të dy dozat i kanë marr 14.200 qytetarë.
“Në kuadër të procesit të vaksinimit kemi paraparë edhe vaksinimin e arsimtarëve dhe punëtorëve tjerë të arsimit me qëllim që viti i ri shkollor të fillojë me prezencë fizike e jo online. Gjithashtu kemi edhe ekipet mobile të cilët vaksinojnë persona të palëvizshëm nëpër shtëpitë e tyre. Brenda javës vaksinojmë deri në 20 persona të kësaj kategorie. Për momentin kemi numër të zvogluar të të vaksinuarve në ditë për shkak të numrit të vogël të vaksinave. Aktualisht brenda ditës kemi nga 260 termine për vaksinim”, tha për TVM2, Valdrin Miftari.
“Po tash sa u vaksinova, e morra dozen e pare të vaksinës Pfizer, kurse me datën 13 e kam terminin për dozen e dytë. Kalova mirë nuk vërejta ndonjë dhimbje apo dicka tjetër. I apeloj qytetarët që pa hezitim të vijn të vaksinohen pasi që është në dobi tonën”, tha një qytetar.
“Ka 5 minuta që pranova vaksinën, ndihem mirë nuk po vërej ndjonjë problem njëher për njëherë ndihem shumë mirë e mandej shofim. Kisha apelu deri te të gjithë që të vijnë të vaksinohen e most ë firgohen”, tha për TVM2, një tjetër qytetar.
Nga Shtëpia e Shëndetit në Kumanovë apelojnë që pa kurfar hezitimi qytetarët të caktojnë termin në faqen e ministries së shëndetësisë “Vaksinacija.mk” dhe të caktojnë termin, sepse është për të mirën e çdo qytetari dhe në përgjithësi të të mbarë shoqërisë.
FATLUM AQIFI
