Maqedoni
Pendarovski: Principi i konsenzusit pengesë e zgjerimit të BE-së
22.06.2021 16:45
BE është duke bërë gabime strategjike në dy aspekte edhe atë përshkak mos anëtarësimit të Turqisë në BE...

BE është duke bërë gabime strategjike në dy aspekte edhe atë përshkak mos anëtarësimit të Turqisë në BE e cila mund të jetë një stabilizator I rajonit si në aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik, dhe gabimi I dytë është se BE sipas Pendarovskit është paralizuar nga principi I koncenzusit, që po e pengon edhe fillimin e bisedimeve të Maqedonisë së veriut në BE. Kështu vlerëson presidenti I vendit Stevo Pendarovski në takimin me sektorin jo-Qeveritar.
“Problemi kryesor i BE-së dhe pse ajo nuk mund të bëhet asnjëher faktor i rëndësishëm gjeo-strategjik, është se ajo dëshiron të vendos me koncenzus, e cila po e paralizon BE-në. Duhet ti falënderoj disa shtete të fuqishme europiane, dhe SHBA, që na ndihmuan të bëhemi pjesë e Kombeve të Bashkuara, sepse pa atë nuk do të kishim shtet. Marëveshja e Ohrit është po aq e rëndësishme që kaloi problemet ndëretnike, dhe e hapi i tretë është anëtarësimi në NATO, me të cilën u përmbyll aspekti i sigurisë. Ndërsa e vetmja ëndërr e pa plotësuar na ka mbet anëtarësimi në BE, edhe atë jo me fajin tonë. Ndërsa gabimi më i madhë i BE-së është mos inkuadrimi i Turqisë, e cila megjiatë është një stabilizator i rëndësishëm i rajonit sin ë aspektin politik, ashtu edhe në atë ekonomik.”, tha Stevo Pendarovski, president i vendit.
Sipas Pendarovski është shqetësuese edhe fakti se ky mos zgjërim I BE ka lënë hapësirë që euroskepticizmi të rritet edhe mbrenda banorëve të vendeve anëtare, ku sipas të dhënave të fundit, në 11 vende të BE-së shumica e qytetarëve janë kundër zgjërimit. Pendarovski poashtu potencoi se vendi I ka përfunduar të gjitha obligimet e saja dhe është e gatshme ti fillonë bisedimet me BE, e ku gjasat për këtë samit të BE janë të pa mundura, ndërsa mbetet të shihet deri në fund të vitit. Por sipas Pendarovskit problem mbetet edhe çështja e hapur me Bullgarinë, e ku RMV nuk është e gatshme të futet në bisedime për aspektin e identitetit, gjuhës, kombit, historinë, apo diqka tjetër.
FITIM KRYEZIU
