Maqedoni
Lumi Drini i Zi mbrëmë ndriçoi në shumë ngjyra, Merko: Është atraksioni i ri në Strugë
22.06.2021 18:18
Lumi Drini i Zi mbrëmjen e kaluar filloi u ndriçua me të kaltrërt, të kuqe, vjollcë dhe të gjelbërt...

Ky projekt i financuar nga Komuna e Strugës përfshin instalimin e llambave të cilat janë vendosur në të dy anët e lumit, me gjatësi prej 1800 metrash. Kryetari i komunës së Strugës, Ramis Merko konsideron se ky projekt është atraksioni më i ri në Strugë.
“Është një nga projektet që do të japi bukuri dhe do të grumbullojë shumë më tepër pushues, mysafirë dhe shmë më tepër bashkëatdhetarë dhe sigurisht edhe ne dhe gjithë biznesi do të kënaqet me një bukuri të tillë”, u shpreh kryetar i komunës së Strugës, Ramiz Merko.
Për projektin kanë reaguar ambientalistët duke akzuar se ndriçimi ka efekte të dëmshme në florën dhe faunën e lumit.
“Ndriçimi i ujërave të lumenjve ndryshon ritmin e botës së gjallë, ndjenja e ditës dhe natës humbet, ndryshon ciklin e rritjes së algave të ujit. Drita gjithashtu prish jetën e peshqve, veçanërisht ndjenjën e orientimit, komunikimit dhe rritjes." – shkruajnë ambientalistët në rrjete sociale.
Kryetari i komunës Ramis Merko tha se janë të sigurtë që dritat nuk dëmtojnë florën dhe faunën e lumit Drini i Zi.
“Unë jam gjithashtu në përmbajtje të ekologjisë por them se aspak nuk ndikojn dritat në bisoferën fauna apo florën që ekziston në lumin drin, sepse këtu të paktën nuk ka ndonjë lloj peshku apo diçka tjetër e cila jeton përgjithmon, siç vjen uji ashtu ikin edhe kalon, dhe besoj që nuk pengojm apo dpëmtojn florën dhe faunën e drinit, sepse ajo në një farë mënyre u pastrua”, theksoi Merko.
Projekti ka ngjallur edhe shumë reagime në publik, duke u shqetësuar për sigurinë e qytetarëve të cilët notojnë në lum. Kryetari i komunës siguron se ndriçimi nuk është plotësisht i sigurtë, është rrymë e tensionit të ulët prej 12 volt.
ILMIJE ZHAKU
