Maqedoni

MPJ Bullgare: RMV të majë premtimet pastaj bisedime me BE-në, Kodheli, Shqipëria nuk ndjehet peng e RMV-së

22.06.2021 18:44

Bullgarija nuk hoqi dorë nga vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të Këshillit...

Bullgarija nuk hoqi dorë nga vetoja ndaj Maqedonisë së Veriut në mbledhjen e sotme të Këshillit për punë të jashtme të BE-së në Luksemburg.
 
Në njoftimin e Minsitrisë së Jashtme bullgare thuhet se Bullgaria është e hapur për dialog konstruktiv me Maqedoninë e Veriut gjatë kryesimit Sllovak me Këshillinin e BE-së. Zëvendës minsitri I jashtëm bullgar Rumen Aleksandrov në mbledhjen e sotme ka deklaruar se Bullgaria mbetet në pozicionet e saja të 10 tetorit 2019 dhe se pret nga MAqedonia e veriut që të fillojë në praktikë të realizojë obligimet e marra në nivel të lartë më 17 qershor të këtij viti në Sofje që të mundet procersi të lëvizë në drejtim pozitiv. 
 
„Kjo përfshinë tërheqje të MAqedonisë së Veriut nga pretendimet teritoriale, të pakicave dhe pretendimeve historike ndaj Bullgarisë, ndryshimin e mbishkrimeve dhe përmendoreve që nxisin urrejtje ndaj Bullgarisë në Maqedoninë e Veriut, aktivizimin e procesit të rehabilitimit të viktimave bullgare nga komunizmi jugosllav. PA marr parasyshë dialogun dypalësh me Maqedoninë e Veriut, Bullgaria Insiston në atë se implementimi i Marrveshjes për fqinjësi nga ana e Maqedonisë së Veriut, duhet të përfshihet në kushtet e korrnizpës së ardhëshme për bisedime për anëtarësim të Shkupit në BE”, ka thënë numri dy I diplomacisë bullgare Aeleksandrov.
 
Gjatë diskutimeve askush nga ministrat nuk ka pasur rezerva për Shqipërinë por preferohet që dy vendet të mos ndahen nga pricesi integrues. Kryetarja e Komisionit të Politikës së Jashtme në Kuvendin e Shqipërisë, Mimi Kodheli nuk konsedieron se kontesti maqedonas-bullgar po e mban peng rrugëtimin e Shqipërisë drejt BE-së.
 
"Nuk Besoj qël ndihemi peng e vlerësoj shum bashkëpunimin midis nesh dhe jush ashtu siç vlerësoj procesin sigurisht I rëndësishëm është obblektivi por është po aq I rëndësishëm edhe procesi dhe është po aq I rëndësishëm rrugëtimi të jetë I poërbashkët dhe kur them I përbashkët nuk e kam fjalën vetëm tek shqipëria dhe RMV por tër ballkanin perëndimor", theksoi Mimi Kodheli nga Komisioni I Politikës së Jashtme të Shqipërisë
 
Për dallim nga vetoja ndaj Maqedonisë Bullgaria ka vlerësuar lartë të arriturat e Shqipërisë dhe nuk ka kundërshtuar korrnizën për mbajtjen e mbledhjes së pare ndërqeveritare. 
 
LEUNORA KALIQI