Botë

Kosova regjistron një viktimë dhe 18 raste me koronavirus

22.06.2021 19:33

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të martën 18 raste të infektimit...

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë (IKSHPK) ka regjistruar të martën 18 raste të infektimit me koronavirus pas testimit të 1,963 mostrave.
 
Përgjatë 24 orëve të fundit është regjistruar një viktimë.
 
IKSHPK-ja ka njoftuar se më 22 qershor janë shëruar 14 pacientë nga sëmundja COVID-19, që shkakton koronavirusi, derisa raste aktive janë 165.
 
Prej 13 marsit 2020, kur janë regjistruar rastet e para të infektimit, autoritetet shëndetësore në Kosovë kanë regjistruar 107,673 pacientë me këtë virus.
 
Prej tyre 2,253 kanë vdekur.
 
Deri më tani të paktën një dozë të vaksinës e kanë pranuar 141,008 persona.
 
Një javë më parë, në Kosovë ka nisur fushata e vaksinimit masiv kundër koronavirusit.
 
Në muajin maj, autoritetet e Kosovës kanë njoftuar se kanë nënshkruar një kontratë me kompaninë farmaceutike amerikane Pfizer, për blerjen e mbi 1 milion dozave të vaksinës Pfizer/BioNTech.
 
Këto vaksina nuk dihet se kur do të arrijnë./evropaelire