Maqedoni
Byrnes, RMV meriton fillimin e bisedimeve me BE-në
23.06.2021 11:55
Edhe SHBA-t vlerësojnë se MAqedonia e Veriut meriton fillimin e bisedimeve me BE-në....

Edhe SHBA-t vlerësojnë se MAqedonia e Veriut meriton fillimin e bisedimeve me BE-në. Këtë e deklaroi ambasadorja amerikane Kate Marie Byrnes në forumin ekonomik në Shkup, duke theksuar se nënshkrimi i Marrveshjes së Prespës, anëtarësimi në NATO dhe hapja e rrugës drejt BE-së janë vetëm një pjesë e sukseseve më të rëndësishme që ka arritur Maqedonia e Veriut.
“Nuk ka dyshime se Maqedonia e Veriu përmbushi detyrat për t’i filluar bisedimet aderuese dhe kjo është hap për të cilën ne besojmë se do të rriste stabilitetin politik, do ta avanconte marrëdhënien politike dhe ekonomike me Evropën dhe do të ndihmonte në lidhjen transatlantike”, tha Byrnes në fjalimin para pjesëmarrësve në Forum.
