Maqedoni

Varhelyi: Hapja e negociatave, prioritet kryesor gjatë presidencës sllovene!

23.06.2021 12:00

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi reagoi pas bllokimit të Bullgarisë në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme të BE....

Komisioneri i BE për Zgjerimin, Oliver Varhelyi reagoi pas bllokimit të Bullgarisë në Këshillin për Çështjet e Përgjithshme të BE, që u bë shkas për të mos u caktuar data e Konferencës së Parë Ndërqeveritare për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë.

Përmes një statusi në rrjetet sociale, Varhelyi e bëri të qartë se puna do të vijojë me intensitet në Presidencën sllovene të BE e cila nis në korrik, për t`i dhënë zgjidhje kësaj çështjeje, teksa thekson se ajo do të ketë prioritet kryesor.
 
“Kur flitet për Shqipërinë & Maqedoninë e Veriut, shumë është bërë gjatë muajve të fundit e është arritur një progress i dukshëm. Jemi në hapat e fundit dhe do të vazhdojmë të punojmë me Presidencën sllovene të BE për ta përmbyllur këtë çështje: ne duhet të hapim Konferencat e I-rë Ndërqeveritare me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut dhe kjo duhet të ketë prioritet”, ka shkruar ai.