Maqedoni

Brnabiç: Bllokimi i integrimit për çështje dypalëshe, veprim i rrezikshëm

23.06.2021 12:24

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka komentuar vendimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare në BE...

Kryeministrja serbe Ana Brnabiç ka komentuar vendimin e djeshëm të ministrave të jashtëm të vendeve anëtare në BE për hapjen e negociatave për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sipas saj, shfrytëzimi i çështjeve dypalëshe që nuk kanë asnjë lidhje me integrimet europiane, për të vendosur veto për integrim, si në rastin e Maqedonisë së Veriut, është kthyer në veprim të rrezikshëm. 
 
“Çdo gjë mund të jetë faktor kufizues për bllokadë. Kemi parë precedentë se disa çështje bilaterale që nuk kanë asnjë lidhje me integrimet evropiane të një vendi, vendosen si mur i rrugës së integrimeve evropiane të një vendi tjetër fqinj. Mendoj se është precedent i rrezikshëm, që për fat të keq, mund të përdoret edhe nga vende tjera anëtare të BE-së. Mendoj se nuk është vlerë europiane.Unë si një europiane e shqetësuar, besoj në vlerat europiane dhe në rrugën tonë europiane, dhe pavarësisht nëse kapitujt janë hapur apo mbyllur, nëse ka sinjale pozitive, ne do të vazhdojmë me reformat. Tani, nëse BE dëshiron të bëhet një familje e tillë e kombeve në të cilën disa shtete anëtare do të kushtëzojnë disa vende të tjera, edhe pse ata kanë bërë gjithçka, duke zgjidhur disa çështje bilaterale ose probleme pothuajse bilaterale, atëherë ky është problemi i BE-së, dhe kjo është punë me të cilën as nuk mundem dhe as nuk dua të merrem”, tha Brnabiç.