Futboll

Ronaldo, Messi dhe Neuer mbeten në garë për të fituar Topin e Artë

01.12.2014 17:51

FIFA më në fund ka publikuar edhe zyrtarisht emrat e tre finalistëve që do të jenë në garë për të fituar çmimin më të madh individual, Topin e Artë...

FIFA më në fund ka publikuar edhe zyrtarisht emrat e tre finalistëve që do të jenë në garë për të fituar çmimin më të madh individual, Topin e Artë, që do të jepet më 12 janar të vitit 2015.
 
Cristiano Ronaldo, Lionel Messi dhe Manuel Neuer janë dhe zyrtarisht tre finalistët për të fituar Topin e Artë për sezonin 2014.
 
Ashtu siç është pritur dhe ka ndodhur. Ronaldo, Messi dhe Neuer do të jenë ballë për ballë, në garë për të fituar çmimin ‘Topi i Artë 2014’.
 
Të tre këta lojtarë kanë arritur suksese të mëdha gjatë vitit 2014, mirëpo vlen të përmendet se Neuer ka arritur të fitojë Kupën e Botës me Gjermaninë.
 
Përndryshe nga Neuer, Ronaldo dhe Messi kanë pasur më shumë paraqitje individuale, duke thyer rekorde të ndryshme.
 
Ronaldo fitoi Ligën e Kampionëve me Realin, duke thyer dhe rekordin me më shumë gola të shënuar për një sezon, gjithsej 17.
 
Përndryshe, ceremonia e ndarjes së Topi të Artë do të mbahet më 12 janar të vitit 2015 në Nyon të Zvicrës.