Maqedoni

Ndotja e ajrit në Shkup, autoritetet: Pasojë e pluhurit nga shkretëtira

23.06.2021 14:22

Natën e së martës, qytetarët e kryeqendrës u ankuan se po digjen me të madhe materiale plastike dhe kjo ndjehet edhe në ajër....

Natën e së martës, qytetarët e kryeqendrës u ankuan se po digjen me të madhe materiale plastike dhe kjo ndjehet edhe në ajër.  Por  institucionet kompetente thonë se arsyeja e ajrit të rënduar, është lëvizja e masave ajrore nga përtej kufijve që sollën me vete pluhurin e shkretëtirës, e kjo pritet të vazhdojë edhe në ditët e ardhëshme. 
 
Ndotje të lartë shënuan dje aparaturat në Qendër, Lisice, te Rektorati dhe Gjorce Petrov. Më befasuese ishte rezultati i matësve në Lazarapole, ku as në dimër nuk vërehet ndotje e ajrit, por dje u regjistrua ndotje e lartë prej 100 miligramë për metër kub. 
 
Nga Ministria e Mjedisit Jetësor pranojnë se ka një tejkalim të vogël të vlerave të grimcave PM 10 pothuajse gjithkund, përveç në pikën e matjes në Gjevgjeli. por thonë se vlerat e larta të regjistruara në disa aparatura në Shkup nuk janë reale, pasi dje ka pasur ndërprerje të furnizimit me energji elektrike, e kur aparaturat ristartohen, vlerat deri në stabilizimin e tyre, ndodh të jenë edhe më të larta. Në rrjedhë është konsultimi me Inspektoratin Shtetëror të Mjedisit,  për të kontrolluar burime të tjera të mundshme të ndotjes.