Maqedoni
Zgjedhjet lokale, Shilegov dhe Ganiu ambicje edhe për një mandat
23.06.2021 14:56
Partitë ende nuk kanë finalizuar kandidaturat për zgjedhjet e pritshme lokale të tetorit....

Partitë ende nuk kanë finalizuar kandidaturat për zgjedhjet e pritshme lokale të tetorit. Tashmë dihen shumë pak emra që e kanë të sigurt rikandidimin. Edhe kreu i Qytetit të Shkupit, Petre Shilegov, duket se e ka të sigurt rikandidimin madje është i bindur në fitore. Ambicje ka edhe kreu aktual i Komunës së Çairit, Visar Ganiu, por ky i fundit thotë se për këtë do të vendosin organet e partisë.
“Po është thënë në suaza të procedurave që janë brenda në suaza të paritsë social demokrate. Kandidatura ime do të dorëzohet me siguri siçështë e sigurtë edhe fitorja në zgjedhje duke pasur parasysh disponimin e qytetarëve të cilët dolën në të gjitha anketat përfshi dhe atë të fundit të IRIT.”, tha Petre Shilegov, kryetar i qytetit të shkupit.
“Do I respektojmë të gjitha procedurat që duhet të kalojnë nëpër filtrate partiake dhe atëherë kur do të jem kandidat për kryetar, zyrtarisht sigurisht do ta kumtojë kryetari i partisë.”, tha Visar Ganiu, kryetar i komunës së Çairit.
Projekt i ri në Çair, nis procedura e prokurimit për bul. “Cvetan Dimov”
Teksa presin rikandidimin, Shilegov dhe Ganiu vazhdojnë prezentimin e projekteve të reja. Pak muaj para zgjedhjeve lokale, qyteti i Shkupit filloi procedurën e prokurimit publik për përgatitjen e projektit themelor për rikonstruimin dhe ndërtimin e Bulevardit Cvetan Dimov në komunën e Çairit.
“Do të kemi zgjerim të bulevardit, që do të thotë eksproprijim i një numri të caktuar të objekteve dhe largimin e tyre, pasi ndodhen në trase. Edhe për këtë çështje si kryetar i qytetit nuk kam bërë asnjëherë kompromis, sepse jam i vetëdijshëm se do ti prishim disa objekte, do ta kompensojmë prishjen e tyre, por jam shumë më i vetëdijshëm se ajo do të jetë zgjidhja e përhershme për këtë pjesë të qytetit.”, tha Shilegov.
“Do të ketë 6 korsi, trotuare, shtigje biçikletash, gjelbërim dhe ndriçim të ri, pas të gjitha standardet. Është i një rëndësie të madhe duke ditur që komuna e Cairit ka dendësinë më të madhe në vend.”, tha Ganiu.
Sipas Ganiut punimet pritet të fillojnë vitin e ardhshëm.
REJHANE BUSHI METAJ
