Maqedoni

Kumanovë interesim i madh për kryrjen e testeve PCR

23.06.2021 15:08

Disa javë pas hapjes së Laboratorit molekular në Qendrën për Shëndet Publik në Kumanovë....

Disa javë pas hapjes së Laboratorit molekular në Qendrën për Shëndet Publik në Kumanovë, interesimi i qytetarëve për kyerjen e testeve PCR  është i madh. Deri më tani janë realizuar rreth 1.000 testime. Ekipi i TVM2, vizitoi këtë Qendër ku mund të kryjnë testime edhe përmes udhëzimeve nga mjeku amë por edhe në mënyrë private.  
 
“Kapaciteti i laboratorisë është 300 testime për ndërrim, nëse e lyp nevoja ne do ta rrisim kapacitetin e testimeve deri në 600 testime do të punojmë edhe me ndrrimin e dytë. Kemi 40 deri në 50 termine dedikuar mjekëve amë që me udhëzime pacientët t’i testojmë, mandej mund të vijnë edhe ata që kanë mundësi që pa paralajmërim apo pa udhëzim, privatisht të vijnë, ne e kryejmë testimin dhe mbas 4 apo 5 orëve dalin rezultatet dhe mund t’i marrin edhe në gjuhën angleze, certifikatë e pranuar ndërkombtartisht”, tha për TVM2, Arif Latifi.
 
Përpos shërbimit të 5 komunave të Rajonit Verilindor Planor, ky laborator i shërben edhe qytetarët e qyteteve të tjera, por edhe qytetarëve nga Kosova e Presheva. 
 
“Çmimet janë të njejta si për qytetarët tanë ashtu edhe për të huajt, shërbimi është kualitativ, kemi edhe VIP teste ultra të shpejta ku për 45 minuta ia dorëzojmë rezultatin I cili  kushton 3.000 den. Testet PCR kapin shumën e 2.200 den, jemi një nga qytetet me çmime më të lira”, tha për TVM2, Arif Latifi.
 
nga kjo qendër  u aplojën agjencive turistike por edhe gjithkujt që Udhëton jashtë në mënyrë të organizuar, të vijnë e të pajisen me teste PCR pasi çmimi pë rgrupet e roganizuara  është më i lirë se ai për jnë person.
 
FATLUM AQIFI