Maqedoni
Shoqata “Koalicioni Rural” dhuron kënd lojrash për fëmijët e kopshtit të Kërçovës
23.06.2021 15:15
Përmes donacionit të organizatës zvicerane “Civika Mobilitas” shoqata “Koalicioni rural”...

Përmes donacionit të organizatës zvicerane “Civika Mobilitas” shoqata “Koalicioni rural”, Kopshtit të Fëmijëve në Kërçovë i dhuron këndin e lojrave për fëmijë. Këndi i lojrave që vjen si donacion i organizatës “Civika Mobilitas”, do të jetë në funksion të fëmijëve tanë, të cilët me këto lojëra ata do të ndjehen të lumtur, tha drejtori i Kopshtit të Kërçovës Sadik Ahmeti, i cili e falenderoi donatorin dhe realizuesin e kësaj iniciative për këtë dhuratë të çmueshme për fëmijët e Kërçovës.
Ndërkaq Liljana Jonoski, drejtoreshë ekzekutive e shoqatës “Koalicioni Rural”, potencoi se me këtë donacion të Civika Mobilitas, konkretizohet iniciativa për rregullimin e hapësirave zbavitëse dhe këndin e lojrave për fëmijët e kopshtit të Kërçovës.
“Sot mund të vërejmë së bashku rezultatin e një iniciative qytetare. Jam e kënaqur që sot në Kërçovë realizohet iniciativa për ndarjen e këtij donacioni zviceran. Ne kemi për qëllim që të motivojmë administratën komunale dhe komunitetin për ndryshime pozitive në shoqëri. Me hapa të vegjël mund të bëhet shumë, dhe ne sot bëjmë pikërisht për më të vegjlit e Kërçovës, respektivisht për fëmijët e Kopshtit të këtij qyteti, tha drejtoresha e shoqatës “Koalicioni Rural”, Liljana Jonoski.", tha Liljana Jonoski, drejtoreshë e shoqatës “Koalicioni Rural”.
SHABAN DALIPI
