Maqedoni

Filipçe: Përgatiten protokolle për mësim me prani fizike

23.06.2021 15:27

Bazuar në përmirësimin e gjendjedjes epidemiologjike Ministria e Shëndetësisë....

Bazuar në përmirësimin e gjendjedjes epidemiologjike Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe Komisionin për Sëmundje Infektive po përgatisin protokollet që në shtator nxënësit të kthehen në bankat shkollore. 
 
“Protokollet përfshijnë kujdes, mbajtjen e distancës, ajrosjen e klasave, mospërzierjen e grupeve dhe kjo është një përvojë e dëshmuar edhe në vendet tjera. Dhe këto janë protokollet, do të jetë ashtu siç është gjithkund nëpër botë.”, tha Venko Filipçe, ministër i shëndetësisë ,
 
 Gjendjen epidemiologjike mundëson edhe ndarjen e dëftesave në oborret e shkollave thotë ministri. 
 
“Koha është e mirë dhe dëftesat mund të ndahen edhe në oborret e shkollës. Gjithçka që mund të organizohet në ambient të hapur në oborret e shkollës mund të organizohet.”, tha Filipçe.
 
Në vend aktualisht vazhdon edhe vaksinimi. Të martën në të gjitha punktet e vaksinimit me dozën e parë janë vaksinuar 3263 qytetarë, ndërsa gjithsejt janë dhënë 5.407 vaksina.
 
GYLTENE SINANI