Futboll

Goli i Abdurahimit në TOP 5 nga UEFA

02.12.2014 12:55

Goli I shkëlqyeshëm I shënuar nga Besart Abdurahimi, në duelin kundër Luksemburgut...

Goli I shkëlqyeshëm I shënuar nga Besart Abdurahimi, në duelin kundër Luksemburgut, është gjetur në mesin e pesë golave më të bukur të shënuar deri më tani, në kualifikimet për EURO 2016.

Këtë, e ka shpallur shtëpia numër një e futbollit evropian, UEFA, në ueb faqen e saj zyrtare.

“Bomba” e sulmuesit të Lokerenit belg, që erdhi në minutën e fundit të ndeshjes kundër Luksemburgut, për fitore minimale prej 3-2 të Maqedonisë, është gjetur në shoqërinë e katër golave të tjerë, ku bën pjesë edhe super goli i Bekim Balaj I regjistruar në fitoren historike të Shqipërisë kundër Portugalisë.

Tre golat tjerë, janë vepër e Gereth Bejll për Uellsin kundër Andorës, më pas e Bilall Kësa për Turqinë ndaj Letonisë si dhe e spanjollit Isko, kundër Bjellorusisë.

Ndryshe Abdurahimi, shënoi një gol fantastik prej 18 metra, për fitoren e vetme të Maqedonisë deri më tani, ndërsa po ai gol, nga televizioni I njohur Italian “Sky Sports”, ishte shpallur si gol më I bukur I xhiros.

MUSTAFA ADEMI