Maqedoni

Mos miratimi i kornizës negociuese, opozita akuzon qeverinë: dëshoi totalisht

23.06.2021 15:43

Opozita shqiptare akuzon qeverinë se dështoi në marrjen e datës për bisedime....

Mos miratimi i kornizës negociuse, shkaktoi reagime të ashpëra të opozitës. VMRO-DPMNE akuzon kryeministrin Zaev se ka dobësuar pozicionet e vendit në rafshin ndërkombëtar duke dobësuar rrënjësisht interesat kombëtare maqedonase, pa fituar asgjë. 

 
“Për fat të keq Maqedonia mbetet ende para dyerve të BE-së dhe kombëtarisht e poshtërësuar, ndërsa ka edhe dy tendeca tjera të këqija. E para është se çfarë ka fshehur Zaev në propozimin e tij për gjuhën maqedone dhe histori përderisa ka qenë i gjynjëzuar. Askush nuk e din se cili është poshtërsimi i radhës kombëtar me të cilën ai është i gatshëm të pajtohet. Në këtë mënyrë Zaev përgjithmon i minon pozicionet  e vendit tonë dhe çështja e dytë është se askush në diplomacin tonë nuk lobon për Maqedoninë.”, tha Stefan Andonovski, VMRO-DPMNE.
 
Edhe opozita shqiptare  me kritika të ngjashme. Thonë  se qeveria ka dështuar tërësisht në procesin eurointegrues , jo  vetëm për shkak të të mosmarrëveshjes me Bullgarin, por edhe për shkak se BE nuk pranon qeveri të korruptuara. 
 
“Do të arsyetohen me Bullgarinë, por të gjithë ne e dimë se Bashkimi Evropian nuk pranon në familjen e vet politikanë e Qeveri të korruptuara e të kriminalizuara. Së fundmi vlerësime të këtilla erdhën edhe nga Uashingtoni përmes dekretit të presidentit Biden. Koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa e kanë thënë shumë kohë më parë se kjo qeveri as vendin nuk mund ta qojë në Evropë dhe as Evropën nuk mund ta sjellë këtu.”, tha Bujare Abazi nga ASH.
 
VMRO-DPMNE dhe ASh mendojnë se kjo qeveri аsnjëherë nuk do të mund të çojë vendin në Europ ose Evropën ta sjellin këtu. 
 
REXHEP QAMILI