Maqedoni
Shkolla e mesme e Muzikës: Vende plot, interesim shumë i ulët
23.06.2021 15:49
Shkolla e mesme e Muzikës dhe Baletit “Ilija Nikollovski Lui” edhe në afatin e dytë të regjsrtimit mbetet e zbrazët.....

Shkolla e mesme e Muzikës dhe Baletit “Ilija Nikollovski Lui” edhe në afatin e dytë të regjsrtimit mbetet e zbrazët. Edhe pse janë paraparë dy paralele në shqip, në afatin e parë mezi u mbush vetëm gjysma e njërës. Kjo për mësimdhënësit është e cuditëshme marë parasysh se institucionet kanë mungesë kuadri të shkolluar për muzikë e balet.
“Nëse marrim drejtime speciale ne kemi mungesë te shqiptarët në të gjitha institucionet duke filluar nga Opera dhe Baleti, Filharmonia dhe orkestri dhe kore tjera, kështu që vend aty sa i përket edhe ligjit për balancer, gjithmonë për nxënësit tanë që vazhdojnë fakultetin e muzikës ka vend çdoherë.”, tha Behar Veseli, profesor.
“Në shkollën e mesme, kur vijnë fëmijët kanë të drejtë të zgjedhin një instrument dhe të popullarizuar janë kitara dhe klarinetadhe mund t’i shfrytëzojnë këto instrumenete për të punuar për beneficione vetanake, për festa dhe më shumë zgjedhin kitarën dhe klarinetën.”, tha Pasionare Asllanaj, profesore.
Afarti i dytë i regjstrimit vazhdon edhe të enjten dhe profesorët jan ëaty për të pritur cdo fëmijë të talentuar e për ti orientuar varësisht talentit që posedojnë.
FLUTURA LATIFI
