Maqedoni
Pezullimi i kornizës negociuese, Zaev: Dëshpërim për ne, dështim për BE-në
23.06.2021 16:00
Vendimi i Unionit Evropain që sërisht të pezullojë miratimin e kornizës negocuese dhe caktimin e konferencës...

Vendimi i Unionit Evropain që sërisht të pezullojë miratimin e kornizës negocuese dhe caktimin e konferencës së parë ndërqeveritare ka dëshpëruar dy vendet candidate, Maqedoninë e Veriut dhe Shqiprëinë. Krerët e dy qeverive, Zoran Zaev dhe Edi Rama me porosi për Brukselin. “Plotësuam detyrat, problemi mbetet te Evropa në realizimin e vizionit për Evropë unike.”- tha Zaev.
“Vendimi i BE-së që të mos caktojë konferencën e parë ndërqeveritare me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë është dëshpërim i madh, por edhe dështim madh për politikën e BE-së për zgjerimin dhe sinjal i keq për gjithë rajonin. Vota e Bullgarisë që të mos miratojë kornizën e bisedimeve përkundër zërin unanim të 26 vendeve të tjera anëtare, konsiderojmë se nuk është në frymën e marrëdheënieve të mira fqinjësore. Qëndrimi ynë është i qartë. Ne konsiderojmë se integrimi evropian nuk guxon të jetë peng i çështjeve bilateral. Negociatat me BE-në nuk guxon të shndërohen në negociata em Bullgarinë.”, tha kryeministri Zoran Zaev.
Rama: BE dështoi të mbajë premtimin, ne kemi zgjedhur
Bashkimi Evropian mund të na caktojë detyra, afate dhe data por nuk nuk mund ta caktojë vendodhjen tonë në Evropë dhe përcaktimin perëndimor, tha ndër të tjera kryesministri shqiptar Edi Rama.
“Për mua nuk ka ndodhur asgjë tjetër përvbeçse BE ka dështuar përsëri të mbajë premtimin, t’I rri angazhimit dhe të jetë në qëndrimin e duhur. Shqipëria e ka bërë zgjedhjen e saj që në kohën e Gjergj Kastriotit dhe e ka rikonfirmuar zgjedhjen e saj që në epokën e Rilindjes Kombëtare. Për shqiptarët dielli lind aty ku perëndon dhe e ardhmja e joinë është aty ku Zoti na ka caktuar të kemi tokën tonën në zemër të Europës.”, tha kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.
Gir: Nuk heqim dorë, zgjidhni kontestin me sofjen
Mirëpo euroambasadori Dejvid Geer, tha se përkundër vendimit unioni s’heq dorë nga integrimi i Ballkani Perëndimor, duke sugjeruar në zgjidhjen e çështjes dypalëshe me Bullgarinë.
“E ardhmja e Ballkanit Perëdnimor shtrihet në BE, dhe këtë duhet ta kemi në mendje, ky është synimi strategjik I BE-së. Progresi është bërë, por puna duhet vazhduar dhe gjatë presidencës sllovene të tentohet të zgjidhjet kjo çështje dypalëshe dhe të hapen bisedimet sa më shpejtë të jetë e mundur. tani është moment që të gjithë ne të jemi të ëprkushrtuar dhe vetëm kështu do ti arrijmë synimin. rruga drejt BE - së është rrugë e reformave.” tha euroambasadori David Geer.
Zaev dhe Rama rikonfirmuan qëndrimin se integrimi europian nuk ka alternativë dhe se pavërësisht vendimit të Unionit, dy vendet dhe rajoni mbeten të përkushtuar në arritjen e këtij qëllimi. Ndajnë qëndrimin se rritja e bashkëpunimit rajonal është më se e domosdoshme.
SHPËTIM NUREDINI
