Maqedoni
Eurointegrimet, ambasadorët kritikojnë vendimin e BE-së
23.06.2021 16:12
Kritika të shumta drejtuar BE-së si pasojë e pezullimit të nisjes së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut...

Kritika të shumta drejtuar BE-së si pasojë e pezullimit të nisjes së bisedimeve për Maqedoninë e Veriut, adresuan ambasadorët e akredituar në vend. Ambasadorja e SHBA – ve Kejt Bërns shprehu dëshpërimin për vendimin e marrë dhe tha se kjo do të ndikojë në fuqizimin e përbashkët të rajonit.
“Jemi të dëshpëruar që vendet anëtare të BE-së nuk arritën që të miratojnë kornizën negociuese për Maqedoninë e Veriut në takimin e djeshëm, por s’ka dyshim që vendi i përmbushi detyrat për hapjen e bisedimeve me BE – në dhe ky është një hap që do të rrisë bashkëpunimin rajonal dhe do të përmirësojë aktivitete politike dhe ekonomike.”, tha Kejt Bërns, ambasadore e SHBA-ve.
Ambasadorja gjermane edhe përkundër vendimit kërkoi që bisedimet të fillojnë sa më shpejtë, dhe Unioni t’u përmbahet premtimeve të dhëna.
“Prioritet I qeverive duhet të jenë reforma kredibile dhe të qëndrueshme, ndërkaq Unioni Europian do të duhet të qëndrojë në përkushtimet e saj: qasja ju rekomandoni, ne rekomadnojmë duhet të vlejë. Është me rëndësi që bisedimet paraqasëse për anëtarësim të Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë të fillojmë sa më shpejtë të jetë e mundur.”, tha Anke Holstein, ambasadore e Gjermanisë.
Intensifikimi I përpjekjeve për zgjidhjen e kontestit maqedono bullgar pritet që të vazhdojnë gjatë presidencës sllovene pas disa ditësh. Ky është edhe njëri ndër top prioritete bëjnë të ditur nga shteti slloven.
“Integrimi I vendeve të Ballkanit Perëndimor, është intres strategjik I Sllovenisë dhe synimi është që ta afrojmë rajonin drejt Europës. Do t’i japim shtytje procesit të zgjerimit. Është me rëndësi thelbësore të nisin bisedimet me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë sa më shpejtë dhe të hapim kaptinë të re me Serbinë dhe Malin e Zi. Ne jemi të bindur se gjatë kryesimit tonë do të jemi në gjendje të kontribuojmë në arritjen e atyre synimeve në rend të parë me Maqedoninë e Veriut.”, tha Gashper Dovzhan, sekretar shtetëror në ministrinë e jashtme të Sllovensië.
Edhe vendet tjera anëtare në BE konsiderojnë se vendi I Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë, nisur nga përpjekjet e bëra, është në BE, duke ritheksuar se s’duhet hequr dorë nga synimi I integrimit, që sipas tyre është edhe prioritet i vetë BE-së.
MERALE ISMAILI
