Maqedoni

Covid 19, 1 viktimë, 5 të infektuar të rinj, 8 të shëruar

23.06.2021 16:23

Vazhdon rënia e ndjeshme në shifrat e infektimeve dhe viktimave nga Covid 19 në vend....

Vazhdon rënia e  ndjeshme në  shifrat e infektimeve dhe viktimave nga Covid 19 në vend. 
 
Fatkeqisht megjithatë, Covid 19 mori jetën e një 39 vjecari nga Kërçova në këto 24 orë . Ndërkohë nga  2.466 teste të kryera , vetëm  5 persona kanë rezultuar pozitivë , 3 në  Shkup dhe nga një në Kumanovë dhe Tetovë. Janë regjistruar edhe 8 pacientë të shëruar, nga 2 në Shkup dhe Tetovë, dhe nga një në Kërçovë, Gjevgjeli, Valandovë dhe Demir Hisar.