Maqedoni
"Fishkëllo fundin", korrupsioni dëmton shoqërinë, lajmërojeni!
23.06.2021 16:42
Çdonjëri prej nesh ka rolin e tij për parandalimin e korrupsionit, dukurisë që po dëmton demokracinë...

Çdonjëri prej nesh ka rolin e tij për parandalimin e korrupsionit, dukurisë që po dëmton demokracinë, zhvillimin dhe cilësinë e jetës. Nëse bëheni pre e korrupsionit, paraqiteni tek organet kompetente. Kjo është porosia e fushatës "Fishkëllo fundin" që zbatohet nga Sekretariati i Inicativës Rajonale për Antikoorrupsion. Nga atje thonë se nëse qytetarët nuk e paraqesin, korrupsioni do të vazhdojë të lulëzojë. Pranojnë se, edhe pse shumë njerëz janë viktimë ose dëshmitarë të korrupsionit, preferojnë të heshtin nga frika se mos e pësojnë. Eskpertët thonë se ka mekanizma për të mbrojtur qytetarët që paraqesin korrupsionin, por duhet të kthehet besimi tek institucionet që pranojnë ankesat.
“Standartet Europiane për mbrojtje të atyre që i paraqesin këto raste po përforcohet dhe të njejtat po futen edhe në vend. Është e një rëndësie të veçantë të vihet mekanizma që qytetarët të paraqesin kooruspionin në mënyrë të sigurt dhe të jenë të mbrojtur nga çfardo lloj forme hakmarrjeje.”, tha Xhulian Vasallo, zv/shef i delegacionit të BE-së në RMV.
“Atyre u duhet besim tek institucionet ndërsa jemi të vetëdishëm se ai besim është i luhatshëm dhe mjaft i humbur tek qytetarët. RMV ka ligj për mbrojtjen e atyre që i kanë treguar këto raste. Komisoni shtetëror për mbrojtje nga korrupsioni është njëri nga institucionet e cila e zbaton këtë ligj. Dyert e intitucionit janë të hapura dhe u bëjmë thirrje të gjithve që kanë dyshime për kooruspion ta bëjnë atë.”, tha Sofka Pejovska Dojçinovski, antare e komisonit për antikorrupsion.
“Ftojmë bashkëqyetatërt tanë të marin pjesë në këtë performance "Fishkëllo fundin" duke shtypur këtë buton dhe kështu në mënyrë simbolike të ndërpresin korrupsionin.”, tha Aneta Arnaudova, këshilltare për luftë kundër korrupsionit.
Lufta me korrupsionin paraqet sfidë jo vetëm për RMV-në por edhe për vendet antare të BE-së, megjithatë,nëse kjo dokuri nuk ndalet nga vetë qytetarët, të korruptuarit sigurisht që nuk do të ndërmarin asgjë.
FLORIJE BELULI KAMBERI
