Maqedoni

Tuiti i Zaevit, zemëron Athinën, paralajëmrohet bllokimi i tre memorandumeve

23.06.2021 16:55

Tuiti I kryeministrit Zoran Zaev, në të cilën thuhet "sot nga stadiumi në Amsterdam...

Tuiti I kryeministrit Zoran Zaev, në të cilën thuhet "sot nga stadiumi në Amsterdam i jap mbështetje të fortë përfaqësueses së Maqedonisë në futoboll” zemëroi Athinën zyrtare. Greqia i bëri thirrje Kryeministrit  Zaev të zbatojë plotësisht Marrëveshjen e Prespës mbi emrin e vendit, duke përfshirë këtu edhe garat ndërkombëtare sportive.
 
“Ne kërkojmë zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Prespës dhe i bëjmë thirrje Zaevit që të përmbahet nga retorika e ndarjeve, veçanërisht në një temë kaq të ndjeshme si futbolli. Zbatimi i marrëveshjes është në çdo mënyrë një nga kriteret që vendi të bashkohet me Bashkimin Evropian.”, tha Aristotelia Peloni, zëdhënëse e qeverisë greke.
 
Sipas gazetës greke Katimerini, është shtyrë edhe ratifikimi i tre memorandumeve për bashkëpunim, kjo për aryse që Zaev të kuptoj se ka disa obligime që nuk mund ti injorojë.  Gjithmon sipas Katimerinit njëra prej memorandumeve ka të bëjë me përshpejtimin e procesit të integrimit të Maqedonisë së Veriut në BE, e dyta është për krijimin e një komiteti koordinues për bashkëpunimin ekonomik dhe e treta për marrëveshjen teknike për monitorimin e hapësirës ajrore të vendit.
 
Zaev: Një postim në Twiter, s’është arsye për bllokadë
 
Kryeministri Zaev thotë se postimi I tij në tëitter nuk është është arsyeje për bllokada të tilla greke.
 
“Me tuiterin për ekipin tonë kombëtar është e vërtetë që ka lojtarë maqedonas, shqiptarë, boshnjakë etj, dhe ata janë lojhtar maqedonas, por është e vërtet që është reprezentacion I Maqedonisë së Verit. Kjo është e vërtetë sipas Marrëveshjes së Prespës. Por kjo nuk është një arsye për të shtyer ratifikimin e memorandumeve në parlamentin grek ne këtë po e presim gati dy vite.”, tha Zoran Zaev, kryeministër.
 
Uën gjithmon përcjell porosi miqësore deri te pushteti dhe qytetarët grek dhe e ripërsërisë që Marrëveshja e Prespër sjell benificione për të gjith ne, deklaroi Zaev. 
 
SANIJE DURAKU