Maqedoni
Kodi zgjedhor, Mariqiq: Ndryshimet të bëhen me konsenzus
23.06.2021 17:15
Mbetemi në qëndrimin që ndryshimet në Kodin Zgjedhorë të bëhen me konsenzus tha Ministri i Drejtësisë...

Mbetemi në qëndrimin që ndryshimet në Kodin Zgjedhorë të bëhen me konsenzus tha Ministri i Drejtësisë, Bojan Mariqiq në konferencën që organizoi CIVIL mbi reformat zgjedhore. Krahas verifikimit të gishtave Mariqiq pret që shum shpejt të miratohen edhe ndryshimet që kanë të bëjnë me rekomandimet e OSBE-ODIHR-it ndërsa modeli zgjedhorë sipas tij kërkon më shumë kohë.
“Ndryshimi për gjurmët e gishtave u votua unanimisht në kuvend dhe me mbështetjen e katër partive më të mëdha të cilat kanë përfaqësues në KShZ. Pjesa e dytë e ndryshimeve janë rekomandimet e OSBE-së dhe ODIHR-it. Kemi dalë me një listë të masave të propozuara që do të nënkuptojnë zbatimin e plotë të rekomandimeve të ODIHR dhe OSBE. Shpejt mund ta shohim atë ligj në parlament, ta diskutojmë dhe ta miratojmë. Mbetet çështja e modelit zgjedhor.”, tha Bojan Mariqiq, ministër i drejtësisë.
Shehu: Në procedurë furnizimi me paisjet fingerprint
Nga KShZ u zotuan se do të zbatojnë ligjet që do të miratojë kuvendi.
“KShZ menjëherë pas miratimit të ligjit menjëherë veproi për ta zbatuar procedurën. Kemi parashikuar rreth 200 paisje për gjurmët e gishtave do të jenë në dispozicion për të filluar me testimin e këshillave zgjedhorë dhe komisioneve komunale zgjedhore. Kemi parashikuar rreth 4,000 paisje.”, tha Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.
Ademi: Listat e hapura për lokalet, test i mirë
Arbër Ademi nga BDI thotë se listat e hapura për këshilltarë në zgjedhjet lokale do të ishin një test i mirë edhe për zgjedhjet parlamentare ndërsa për Halil Snopçen e ASH-së disbalanci i numrit të votuesve midis zonave zgjedhore bën që të mos ketë vlerën e njejtë vota. Zgjidhjen e shohin në ndarjen me 8 njësi zgjedhore.
“Kemi qëndrim të qartë se rekomandimet e OSBE-së dhe ODHR-it duhet të inkorporohen në zgjidhje ligjore gjatë revidimit të Kodit zgjdhorë. Gjithsesi se angazhohemi për lista të hapura për këshilltarë që do të ishte një lloj testimi për modelin zgjedhorë, por jo me kushtëzime.”, tha Arbër Ademi, nga BDI
Snopçe: Disbalanci humb vlerën e votës
“Kemi një disbalanc midis zonave zgjedhore. Ky është një argument i fuqishëm se pse kjo ndarje me 6 njësi zgjedhore nuk është në rregull dhe ne mendojmë se me 8 njësi zgjedhore do të jetë në rregull sepse nuk do të kemi numër të njejtë të deputetëve.”, tha Halil Snopçe nga ASH-AAA.
Konferenca është pjesë e projektit "Perspektivat Evropiane, Niveli tjetër" i zbatuar nga CIVIL me mbështetjen e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës Federale të Gjermanisë.
NAIM RAMADANI
