Maqedoni

Vendi hyn në fazën portokalli, kujdes, mos dilni jashtë pa nevojë të ngutshme

23.06.2021 17:41

Prej nesër, e deri të premten, temperaturat në vend do të ngrihen ndjeshëm...

Prej nesër, e deri të premten, temperaturat në vend do të ngrihen ndjeshëm dhe do jemi në fazën portokalli,  njofton Enti Hidrometeorologjik. 
 
Gjatë këtyre dy ditëve rekomandohet që nga puna të lirohen gratë shtatzëna dhe personat mbi 60 vjec.
 
Në kopshtet e fëmijëve rekomandohet  të mos praktikohen aktivitete fizike dhe fëmijët të mos nxirren jashtë nga ora 11 deri në 17.  U rekomandohet  njësivë të vetëqeverisjeve lokale, Kryqit të  kuq si dhe qendrave për punë sociale në rajonet e përfshira nga faza portokalli,  të kenë qasje më aktive dhe t’u dalin në ndihmë personave të moshuar, atyre që janë të vetëm dhe të pastrehëve.