Maqedoni

Veto e Bullgarisë, Osmani: Shpresoj t’i tejkalojmë dallimet; Sijarto: Jemi të irrituar nga vendimi i Bullgarisë

23.06.2021 18:18

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani...

Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, ende shpreson që ka një mundësi që Bullgaria të ndryshojë mendim në castet e fundit.
 
Të enjten dhe të premten do të mbahet një takim i ministrave të jashtëm, gjatë të cilit Osmani pret përkrahje nga homologët e tij për t’i mbushur mendjen Sofjes që të mos e kthejë problemin bilateral, në pengesë për rrugën integruese të vendit.
 
“Dua të përcjell një porosi deri tek qytetarët e vendit, se nuk është pyetje nëse ne do të jemi pjes e BE ose jo, por pyetja është se kur.  Ne i kemi plotësuar të gjitha kushtet dhe kam besim të plotë se deri në samitin e radhës ne do të arrimë t’i tejkalojmë dallimet të cilat i kemi dhe në fund të arrimë aty ku e kemi qëllimin”, theksoi ministri i punëve të jashtme Bujar Osmani.
 
Edhe Hungaria është e irrituar me veton bullgare. Ministrin e Jashtëm hungarez  Peter Sijarto, thotë se RMV meriton t’I fillojë  bisedimet për anëtarësim. 
 
“Si një mbështetës i fortë i procesit të zgjerimit të Bashkimit Evropian, ne jemi të irrituar nga vendimi i Bullgarisë për të bllokuar kornizën negociuese për Maqedoninë. Gjithmonë ekziston një palë për shkak të së cilës negociatat nuk mund të fillojnë. Negociatat me Greqinë kanë vazhduar për vite me radhë dhe kur u arrit një marrëveshje dhe ne menduam se mbaroi, u shfaqën bullgarët”, theksoi ministr i Punëve të Jashtme të Hungarisë, Peter Sijarto. 
 
Hungaria hapi këtë të mërkurë një konsullatë të re në Shtip, e treta në vend , e para në rajonin lindor. Konsullata është pjesë e diplomacisë ekonomike në funksion të bashkëpunimit mes dy vendeve.
 
FITIM KRYEZIU