Maqedoni

Forumi i parë ekonomik në Shkup, RMV ofron kushte optimal për investime

23.06.2021 18:44

Shkupi organizoi Forumin Ekonomik me pjesmarrjen e përfaqësuesve të Odave Ekonomike të vendit...

Shkupi organizoi Forumin Ekonomik me pjesmarrjen e përfaqësuesve të Odave Ekonomike të vendit, Shqipërisë, Greqisë dhe Bullgarisë. Vendi ofron mbështetje financiare për investime edhe në kushte të pandemisë. Këtë vit 70 milionë euro janë shfrytëzuar për mbështetje të investimeve vendore dhe të huaja.
 
“Gjatë procesit të Berlinit treguam se duhet angazohemi per krijim e nje zone te perbashket ekonomike. Dhe për të shkuar një hap më tej dhe për të parë konkurrentshmërinë rajonale kundrejt konkurrencës rajonale që është një hap praktik se si të shfrytëzojmë potencialet e rajonit dhe të jenë pjesë e zinxhirit të vlerës së ekonomive më të mëdha, por edhe për të qenë rajonal konkurrues dhe unik në tërheqjen e investimeve të huaja”, u shpreh zv/kryeministri për çështje ekonomike, Fatmir Bytiqi.
 
“Punohet në aspeketet e rëndësishme siç janë informalitetit, uljen e ekonomisë së zezë, pastaj përpjekje në përmirësimin e sistemtit të pagesës së tatimeve, digjitlaizimin e këtij sistemi e kështu me rradhë. Pra këto do të jenë politika që do të sigurojnë  rritje të përshpejtuar ekonomike, rritje inkluzive dhe të qëndrushme që do të thotë digjitalizim, mbështjetje të invoacioneve, resurse njerëzore, investime të gjelbëra dhe kështu me rradhë”, theksoi ministri i financave Fatmir Besimi.
 
Ftesë për investitorët e huaj pati edhe kryeministri, Zoran Zaev që potencoi sidomos lirimet në tatime.  
 
ZEKIRIJA MEXHITI