Botë

Afganistan: 5 civilë të vdekur nga një sulm me bombë

23.06.2021 20:28

Pesë civilë kanë humbur jetën në një sulm me bombë këtë mëngjes në qytetin jugor afgan Meyvend...

Zëdhënësi i policisë krahinore në Kandahar, Jamal Nasir Barikzey, njoftoi se eksplozivi u aktivizua derisa kalonte një automjet civil.

Ai theksoi se krahas viktimave në vendin e shpërthimit 18 persona u plagosën. Deri më tani, askush nuk ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Mes bisedimeve të intensifikuara të paqes dhe njoftimit të tërheqjes së forcave të huaja nga Afganistani, ka pasur rritje të madhe të dhunës.

Afganistani është bastion i një lufte për epërsi midis forcave të qeverisë afgane dhe lëvizjes rebele talebane.