Covid-19: Rritet numri i viktimave në botë
Masat restriktive për shkak të pandemisë Covid 19 në botë janë duke u lehtësuar por shqetësues...

Masat restriktive për shkak të pandemisë Covid 19 në botë janë duke u lehtësuar por shqetësues mbetet numri i viktimave i cili vazhdon të rritet. Në Indi Numri i viktimave arriti në 390.660 me 1.358 vdekje të regjistruara,ndërsa tejkaloi shifrën prej 30 milionë rasteve me COVID-19, duke regjistruar 50.848 infeksione të reja gjatë 24 orëve të fundit.
Gjithsej janë dhënë mbi 294.6 milionë doza të vaksinave të cilat kanë bërë të ulet numri I rasteve aktive. 24 orëshi I fundit në Kolumbi shënon 614 të viktima nga virusi korona I cili numrin e përgjithshëm të viktimave e rrit në 101.302 persona.
Edhe në Francë autoritetet raportojnë për vdekjen e 52 personave I cili rrit në 110.858 numrin e përgjithshëm të viktimave që nga fillimi I pandemisë derisa regjistrohen 2.204 raste të reja. Në botë kanë vdekur 3 milion e 899 mijë e 18 persona deri tani si pasojë e virusit Korona ndërsa 164 milionë e 727 mijë e 253 persona janë shëruar, thuhet në statistikat e faqes Uorldometers.info.
Amerika Rradhitet e para me numrin më të madh të rasteve të infektuara me Covid-19 me që nga fillimi I pandemisë me gjithsej 34 milionë e 434 mijë e 803 të infektuar dhe 617 mijë e 875 viktima, pastaj India me 30 milionë e 28 mijë e 709 raste dhe 390 mijë e 691 viktima dhe Brazili me 18 milionë e 56 mijë e 639 raste të reja dhe 504 mijë e 897 viktima.
