Botë
Luftanija britanike kërcnohet me të shtëna nga anija ruse
23.06.2021 22:03
Raportet nga Rusia njoftuan se një anije patrulluese dhe një avion luftarak kanë kryer të shtëna paralajmëruese ndaj një luftanije britanike në Detin e Zi...

Luftanija britanike, HMS Defender, është kërcënuar me të shtëna nga anija ruse, derisa ishte duke lundruar nga Odesa në jug të Ukrainës drejt Gjeorgjisë, pas çka ushtarët britanik u vunë në gjendje gadishmërie.
Për të arritur atje, ajo kaloi afër jugut të Krimesë, të cilën Rusia e aneksoi nga Ukraina më 2014. Përderisa Moska pretendon se Krimea dhe ujërat e saj janë territor rus, Britania thotë se anija e saj ishte duke kaluar nëpër ujërat ukrainase në një vijë që përdoret zakonisht dhe që njihet në aspektin ndërkombëtar. Korrespondenti i BBC-së, Jonathan Beale, ishte në luftanijen britanike që po lundronte nëpër Detin e Zi e që u pengua nga ushtria ruse.
Transmetuesi britanik ka publikuar pamje ekskluzive, ku një anije e rojës bregdetare ruse shihet duke iu afruar në vetëm disa dhjetëra metra luftanijes britanike. Përpos anijes, ushtria ruse e përcolli vazhdimisht luftanijen britanike edhe përmes aeroplanëve luftarakë. Forcat britanike identifikuan së paku 20 aeroplan afër anijes.
