Maqedoni
Moti me temperatura mbi 40 gradë, DPH ka shpallur fazën portokalli
24.06.2021 11:38
Për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë në tër teritorin e vendit...

Për shkak të temperaturave të larta që po mbretërojnë në tër teritorin e vendit prej dje Drejtoria për Punë hidro metereologjike e ka aktivizuar fazën portokalli. Sipas metereologëve në dia qytete do të aktivizohet edhe faza e kuqe pasi temperature në juglindje të vendit do të tejklaojë 40 gradë celzius.
"Moti do të jetë me diell dhe shum i ngrohtë. Në juglindje në disa pjesë temperature do të tejkalojë 40 gradë celzius prandaj në disa pjesë do të aktivizohet edhe faza e kuqe e rrezikshmërisë nga temperature të larta.”, tha Juliana Fidanovska Mishkovska na DPHM.
Metereologët parashikojnë se moti me temperature të larta na pret edhe gjatë vikendit.
“Edhe në ditët e vikendit me diell dhe mot shum i ngrohtë. Temperatura pak më të ulëta presim të dielen dhe nga e hëna për dy deri në tre gradë, kështuqë do të vazhdojnë temperaturat e larta prej 31 deri më 38 gradë.”, tha Mishkovska.
MPPS, kategoritë e rrezikuara të lirohen nga puna
Për shkka të temperaturave të Larta kompetentët bëjnë thirrje që të respektohen masat e përgjithshme për mbrojtje të shëndetit, të lirohen nga detyrimet e punës grupet më të ndjeshme, përfshirë gratë shtatzëna, si dhe personat e moshës mbi 60 vjet, ndërsa fëmijët nga kopshtet të mos nxirën në vende të hapura prej orës 11 deri në orën 17.
Poashtu minsitria e shëndetësisë rekomandon që qytetarët të qëndrojnë në hapësira të mbyllura sipas mundësive me kondicioner, ndërsa në rast nevoje për qëndrim në ambient të hapur, të gjendet mundësi për pushime më të shpeshta nën hije. Të vishen veshmbathje me ngjyra të hapura dhe të lehta, ndërsa gjatë ekspozimit direkt në diell të mbahen syza mbrojtëse dhe kapelë dhe të përdoret krem me faktor të lartë mbrojtës. Të konsumohet sasi më e vogël e ushqimit, kryesisht pemë dhe perime, ndërsa më pak ushqim i yndyrshëm. Të konsumohen sasi të mëdha të lëngjeve, më së miri ujë, ndërsa të shmangen pijet alkoolike. Gjatë përdorimit të automjeteve, paraprakisht ato të ajrosen. Të sëmurët kronikë iu rekomandohet që rregullisht ta marrin terapinë e shënuar, në konsultim me mjekët amë. Ministria e Ambientit ka informuar se është e mundshme masë e ngrohtë ajrore e cila sjell rritje të përqendrimeve të grimcave PM 10. Bëhet fjalë për erë shkretëtire e cila do të vazhdojë për disa ditë.
NAIM SINANI
