Botë
SHBA, shembet një urë, bllokohen disa makina
24.06.2021 12:19
Të paktën gjashtë persona mbetën të plagosur kur një urë këmbësorësh u shemb...

Të paktën gjashtë persona mbetën të plagosur kur një urë këmbësorësh u shemb në një autostradë në veriperëndim të Uashingtonit, dje rreth mesditës.
Shembja e urës në Kenilworth Avenue dhe Polk Street bllokoi disa automjete nën rrënoja, përfshirë edhe një kamion. Copa betoni dhe metali janë përhapur në gjashtë korsi të autostradës gjersa mbikalimi ka rënë edhe mbi disa vetura. Pesë personat e dërguar në spital kishin lëndime jo-kërcënuese për jetën. Departamenti i Policisë Metropolitane në Uashington është në fazat e hershme të hetimit të shembjes, tha zëdhënësi i departamentit.
