Maqedoni
Vendi në fazën portokalli, mjekët: Temperaturat ndikojnë në shëndetin e njeriut
24.06.2021 13:32
Vendi sot dhe nesër do të jetë nën ndikimin e valës së ngrohtë me temperatura të larta nga faza portokalli...

Vendi sot dhe nesër do të jetë nën ndikimin e valës së ngrohtë me temperatura të larta nga faza portokalli.
Rritja e temperaturave të mënjëherhme ndikon në shëndetin e njeriut theksoi mjeku sedat lumani. Ky i fundit gjithashtu rekomandoji që të konsumohet sa më shumë lëngje, ndërsa të sëmurët kronik të marrin terapinë rregullisht.
“Ditëve të fundit shohim se temperaturat në formë të mënjëhershme u rrit thuajse 100% prej asaj që ishim para 10 ditëve. Nxehfja e përnjëhershme ndikon në shëndetin e njeriut si domos te ata njerzit e moshuar te femijët shtatëzabnet lehonet te sëmundjet krinike të sistemit kasrdiovaskular dhe për këto vlenë parolla e përhershme që mos të eksonohen në diell nga ora 11 deri në ora 16. Temperaturat ndikojnë në formë të përnjëhershme përshkakr riapadptimit ndaj temp[eraturave dhe këtë temperatura obsh i rangon në fazën e portokallt.”, tha Sedat Lumani, mjek.
Ndërsa nga Drejtoria për Punë Hidrometeorologjike theksuan se edhe gjatë vikendit temperaturat do të jenë të larta.
“Edhe në ditët e vikendit me diell dhe mot shum i ngrohtë. Temperatura pak më të ulëta presim të dielen dhe nga e hëna për dy deri në tre gradë, kështuqë do të vazhdojnë temperaturat e larta prej 31 deri më 38 gradë.”, tha Juliana Fidanovska Mishkovska na DPHM.
Sipas Entit Hidrometeorologjik faza portokalli do të zgjasë deri më datën 14 korik. Ministria e Punës Sociale si dhe ajo e Shëndetësisë rekomandojnë që deri në kalimin e kësaj faze të lirohen nga puna gratë shtatzëna si dhe personat e moshës mbi 60 vjeç. Ligji për siguri dhe shëndet gjatë punës obligon që punëdhënësit të reduktojnë apo të kombinojnë oraret e punës, me qëllim që të shmanget ekspozimi në diell. Të reduktohet puna e rëndë fizike si dhe të ketë më shpesh pauza gjatë orarit të punës.
REJHANE BUSHI METAJ
