Maqedoni
Gjashtë persona të lënduar në tre aksidente trafiku në rrugën Tetovë-Pirrok
02.12.2014 13:22
Gjashtë të lëndur dhe dëme materiale prej mbi 200 mijë denarë janë pasojat nga tre aksidentet e trafikut që dje pasdite kanë ndodhur...

Gjashtë të lëndur dhe dëme materiale prej mbi 200 mijë denarë janë pasojat nga tre aksidentet e trafikut që dje pasdite kanë ndodhur në tre vende të ndryshme në rrugën rajonale Tetovë - Pirrok, informoi zëdhënësi i SPB Tetovë Marjan Josifovski.
Në aksidetin e parë rreth orës 17 në afërsi të shkollës fillore "Përparimi" në Reçicë të Mdhe, automjeti i duhëtarëve "Ford" me targa tetovare i drejtuar nga H.O. (28) nga Pirroku është përplasur me U.Z. (77) i cili në këmbë ka ecur në rrugë.
Nga goditja ajo ka marrë lëndime të lehta me ç'rast është dërguar dhe mbajtur për mjekim në Spitalin klinik të Tetovës. Policia ka kryer ekspertizë dhe po punon në konfirmimin e arsyeve për aksidentin.
Dy aksidentet e tyre në trafik kanë ndodhur thuajse në të njejtën kohë rreth orës 19 dhe, sipas Josifovskit, arsyeja që në të dy rastet ka qenë shpejtësia e paaftësuar gjegjësisht vozitja tejet e shpejtë. Njëri ka qenë në Kamenjan kur automjeti "Golf" me targa tetovare që e ka drejtuar A.B. (19) nga Bogovina, ka humbur kontroll, ka dalë nga rruga dhe ka dëmtuar një byrektore dhe rrojtore afër rrugës.
"Nga dalja prej rruge janë shoferi dhe dy persona nga kamenjani të cilët në të njejtën kohë ndodheshin në byrektoren J.I. (48) dhe I.I. (35). Me një utomjet tjertër të lënduarit janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës ku u është dhënë ndihmë me ç'rast janë lëshuar në mjekim shtëpiak", deklaroi Josifovski.
Pothuajse në të njejtën kohë në rugën rajonale Tetovë-Pirrok, por tani në afërsi të pompës së benzinës "Hit-oil dy" në Pallçishtë e Poshtme ka dalë xhipi "Patriot" i drejtuar nga B.S. (24) nga ky fshat dhe ka goditur në çmimoren e vendosur reklamuese nga pompa.
Shoferi dhe bashëudhëtarja F.Z. (23) kanë marrë lëndime trupore dhe janë dërguar në Spitalin klinik të Tetovës ku pas dhënies së ndihmës mjekësore shoferi është lëshuar ndërsa bashkëudhëtarja ështl mbajtur për observim të mëtejmë. Pas ekspertizës së kryer në të dy vendet dëmi material vlerësohet në nga 100 mijë denarë./MIA
