Maqedoni

Matura shtetërore, realizohet provimi i fundit intern

24.06.2021 14:04

Nxënësit e shkollave të mesme realizuan provimin e fundit intern në lëndet profesionale...

Nxënësit e shkollave të mesme realizuan provimin e fundit intern në lëndet profesionale. Nxënësit që anketuam potencuan se pyetjet ishin nga materiali dhe testimi u zhvillua pa pengesa teknike. Për dallim prej viteve kaluara nxënësit thonë se mësimi online ua ka vështirësuar parapërgaditjet për testimin në lëndët kirurgji dhe gjinekologji.   
 
“E kishim lëndën e kirurgjisë dhe gjinekologjisë, gjithçka ishte e qartë pak ishte e vështirë për shkak të mësimit online, pa prani të profesorëve ishte vështirë, por edhe kjo kaloi, shpresoj se do të jetë  më lehtë.”, tha një nxënëse.
 
“Shum ka qenë e vështirë përgaditja sepse nuk është njejtë si online si me prani fizike nuk është lehtë. Matura kaloi mirë shkëlqyeshëm.”, u shpreh një nxënëse.
 
Sipas stafit arsimor testimi u zhvillua sipas protokolleve të parapara dhe Mash kishte mbajtur premtimin që pyetjet për shkak të pandemisë të jenë më të lehta për nxënësit. 
 
“Provimi intern është një provim që Ministria e Arsimit e ka paraparë që të jëtë  këtë vit pak më i korigjuar ose më i lehtë për arsye të zhvillimit të mësimit online por ne sot e zhvilluam pa asnjë problem dhe pyetjet ishin relativisht të mira dhe të  kapshme sipas mendimit tim gjitçka shkoi mirë.”, tha Herolind Shabani, profesor.
 
Pikat e fituara nga provimi i maturës do të jenë kusht për regjistrim në arsimin sipëror, ndërsa rezultatet e maturës shtetërore do të shpallen pas një muaji. 
 
FLUTURA LATIFI