Maqedoni

Spasovski: S’ka ngexje në lëshimin e pasaportave

24.06.2021 15:45

Ministri i Punëve të Brendëshme Oliver Spasovski hodhi poshtë spekulimet për mungesë pasaportash dhe letërnjoftimesh....

Ministri i Punëve të Brendëshme Oliver Spasovski hodhi poshtë spekulimet për mungesë pasaportash dhe letërnjoftimesh. Me interes të opozitës maqedonase, njoftoi se, në pjesën e dytë të qershorit është rritur dyfish kërkesa për pasaporta por mungesë pasaportash dhe ngecje në lëshimin e dokumentave personale nuk ka. Paralajhmëroi lëshimin në qarkullim të pasaportave me emrin e ri të shtetit që nga një korriku. Deri më një korrik do të mungojnë vetëm pasaportat diplomatike.
 
“Në asnjë moment nuk ka ngecje në lëshimin e dokumentave të qarkullimit, lëternjoftimeve, patent shoferi ose çfarë do dokumeti në shtet. Në muajin maj janë prodhuar dhe lëshuar në qarkullim 31.500 dokumenta qarkullimi, 22.552 letërnjoftime dhe 10.663 patentë shoferi. Në muajin qershor, kërkesa është rritur shumë sa u takon dokumentave personale. Nga 14.qershor deri më 23 qershor janë lënë 31.500 termine për letërnjoftime dhe të gjitha kapacitet për fotografim dhe përgatitjen për prodhim të dokumentave të qarkullimit janë vënë në funksion.”, tha Oliver Spasovski, ministër i punëve të brendëshme.
 
Procesi i lëshimit të dokumetave personale do të ndërpritet në tre ditët në vijim për shkak të migrimit të të dhënave në sistemin e ri të mbindërtuar, për të vazhduar sërish nga dita e hënë, më 28 qershor.
 
Llashkoska: Për momentin s’ka pasaporta
 
Mirëpo deputetja e VMRO DPMNE-së Ane Llashkovska e cila e ngriti këtë çështje në seancën për pyetje deputetësh, pretendon se pasaporta nuk ka dhe se ka qytetarë që i drejtohen partisë së saj për t’u siguruar dokumenta qarkullimi. 
 
“Mua më ka skaduar edhe afati në pasaportën diplomatike dhe në pasaportën e rëndomtë. Unë jam qytetare e rëndomtë si çdo qytetare e RM-së dhe në çast nuk ka pasaporta. Cila do të ishte nevoja që qytetarë të paraqiten te opozita dhe të kërkojnë intervenime nëse mundet t’u mbarohet punë qoftë për targë makine qoftë për pasaportë?!”, tha Ane Llashkoska nga VMRO DPMNE.
 
Sa I përket furnizimit me targa për vetura, ministri i brendshëm hodhi poshtë spekulimet se është nënshkruar kontratë urgjente në vlerë prej 11 miliardë denarë. Sipas tij kontarta për plotësimin e nevojave në periudhë të ndërmjetme deri në nënshkrimin e marrëveshjes së re është në vlerë 9.5 milionë denarë.   
 
SHPËTIM NUREDINI