Botë

Samiti dy–ditorë i unionit në Bruksel, zgjerimi i BE- së nuk do të jetë në agjendën

24.06.2021 15:58

Zgjerimi I Bashkimit Evropian nuk do të jetë në agjendën e samitit dy –ditorë të Unionin në Bruksel....

Zgjerimi I Bashkimit Evropian nuk do të jetë në agjendën e samitit  dy –ditorë të Unionin në Bruksel. Shteti jonë edhe kësaj here nuk do ta pres vendimin për fillimin e negociatave me Bashkimin Evropian.
 
Konfenernca e parë ndërqeveritare do të mbahet gjatë kryemsimit të Slovenisë me BE-në. Ditë më parë në Këshillin për punë të përgjithshme, Bullgaria edhe përkundër  tantativës diplomatike për ndërmjetësim të Porugalisë nuk dha dritë jeshile për fillimin e negociatave të Maqedonisë. Ndërsa sot në Bruksel krerët e shteteve dhe qeverive të shteteve anëtare të BE-së janë fokusuar në punet e tyre që I kanë priorite më shumë se një vitë , dhe atë situata me Kovid-19, Ekonomia, Migrimi si dhe mardhëniet me Turqinë dhe Rusin. 
 
Megjithatë Kryeministrat e vendeve anëtare të BE janë të ndarë në lidhje me faktin nëse do të takohen me Presidentin rus Vladimir Putin, propozim i bërë dje nga Gjermania dhe Franca në prag të samitit të Bashkimit në Bruksel. Duke udhëhequr bisedimet me 26 homologët e saj, Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se Bashkimi Evropian duhet të gjejë mënyra për të hyrë në një dialog të drejtpërdrejtë me Rusinë, duke argumentuar se "konfliktet mund të zgjidhen më së miri nëse flasin me njëri-tjetrin".
 
SANIJE DURAKU