Maqedoni
Xhaferi: Shpallja e zgjedhjeve lokale në fund të korrikut ose në fillim të gushtit
24.06.2021 16:14
Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do t’i shpallë zgjedhjet lokale në fund të korrikut ose në fillim të gushtit...

Kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi do t’i shpallë zgjedhjet lokale në fund të korrikut ose në fillim të gushtit. Kjo, siç theksoi, në takimin me gazetarë do të varet nga informacioni se kur u përfundon mandati kryetarëve të komunave.
“Kur do të vijë koha do të dërgojë letër në KSHZ sa i përket afateve dhe mandateve”, tha Xhaferi.
Në takimin me gazetarët, kryetari i Kuvendit tha se “nuk do të lë hapësirë që dikush të gjejë ndonjë aspekt formal apo “lëshimit” I cili do të shfrytëzojhej për të vinte në pikëpyetje procesin e zgjedhjeve. Nëse zgjedhjet do të mbaheshin më 17 tetor, atëherë fushata zgjedhore do të mund të përkojë disa ditë me regjistrimin e popullatës, që përfundon më 30 shtator”, theksoi Xhaferi.
