Maqedoni
Kualicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë": Shpenzimet gjyqësore pengesë për drejtësinë
24.06.2021 16:39
Shumat e larta të mjeteve që duhet të paguhen në fund të gjykimeve...

Shumat e larta të mjeteve që duhet të paguhen në fund të gjykimeve, kufizojnë qasjen deri tek drejtësia për një numër të madh të qytetarëve, të cilët janë me paga minimale apo mesatre. Ky është konstatimi i hulmtimit të realizuar nga Koalicioni "Të gjithë për gjykim të drejtë" për qasjen deri tek drejtësia në aspektin juridik, finansiar dhe fizik. Qasja deri tek drejtësia është e drejtë fundamentale dhe parimi bazë i sundimit të së drejtës andaj një mundësi të tillë duhet ta kene të gjithë. Nga ky kualicion theksojnë se mjetet që ndan shteti për ndihmën jurdike pa pagesë, nuk mjaftojne.
“Mjetet të cilat I ndan shteti për ndihmën jurdike pa pagesë nuk janë të mjaftueshme,bëhet fjalë për mjete të kufizuara në nivel vjetor të cilat shteti I ndan pikërisht për këtë qëllim. Ideja e hulumtimit është të alokohen më shumë mjete që të mund të I ndihmohet një numri më të madh të qytetarëve.”, tha Natali Petrovska, drejtoreshë e kualicionit "Të gjithë për gjykim të drejtë".
“Në vetëm 1 % të rasteve, palët kanë qenë të liruara nga shpenizmet e procedurës, gjegjësisht është shfrytëzuar ajo e drejtë. Në thelb, në nje pjesë të madhe ajo ka të bëjë me mos njohurit e palëve për të drejtën të lirohen nga shpenzimet gjyqësore dhe në ndihmën jurdike pa pagesë.”, tha Darko Avramovski, ekspert jurdik.
Hulumti tregon se objeketet e gjykatave janë funksionale vetëm pjesërisht spse as për së afërmi nuk I plotësojnë nevojat e personave me aftësi të kufizuara sa I përket qarkullimit brenda objektit me çrast u vështirësohet qasja deri tek drejtësia dhe realizimi I të drejtave të tyre.
FLORIJE BELULI KAMBERI
