Maqedoni

48 banesa sociale në Veles, Bytiqi: Strehimi nevoj themelore për çdo individ

24.06.2021 16:56

48 banesa të reja të ndërtuara në Veles nga organizata Habitat for Humanity...

48 banesa të reja të ndërtuara në Veles nga organizata Habitat for Humanity për personat me rrezik social u vizituan nga zv kryeministri Fatmir Bytiqi. Duke mbështetur vizionin e kësaj orgainzate Bytiqi, theksoi se strehimi është një nga nevojat themelore të çdo inidivdi që të ndihet i sigurt dhe ti kontribuojë të shoqërisë. Tha se këtë drejtim angazhim makismal po jep edhe Qeveria ku përmes porjketit që ka filluar në viitn 2009 për ti ndihmuar këtë kategori të personave, janë planifikuar 50,7 milionë euro për 32 objekte banimi me 1725 banesa.
 
“Për mua, ndërtimi i shtëpive për ata që po përballen me vështirësi është një nga veprimet më njerëzore që mund të bëhet. Unë do të doja të falënderoja Habitat for Humanity  të cilët deri më tani kanë ndërtuar 6 objekte banimi në Veles  me çka sigurohet shtëpi për më shumë familje me të ardhura të ulëta. Një vlerë shtesë është se këto shtëpi janë me efikasitet energjetik. Qeveria është e përkushtuar që t'i përshtatet ndryshimit të klimës dhe të përmirësojë efikasitetin energjetik, përmes aktiviteteve të përditshme, strategjive dhe planifikimit, të cilat avancojnë vendin dhe krijojnë një të ardhme të gjelbër për të gjithë.”, tha Fatmir Bytiqi, zv kryeministër për çështje ekonomike.
 
ZEKIRJA MEXHITI