Maqedoni

Radev në samitin e Këshillit Evropian: Nuk do të them ‘po” për fillim të negociatave

24.06.2021 17:20

Zgjerimi I BE-së nuk do të jetë në agjendën e samitit dy–ditorë të Këshillit Evropian...

Zgjerimi I BE-së nuk do të jetë në agjendën e samitit  dy–ditorë të Këshillit Evropian. Presidenti I Bullgarisë Rumen Radev me të arritur në Bruksel e betonoi qëndrimin e Sofjes zyrtare duke thënë se Bullgaria ka arritur të imponojë argumentet e saj dhe të bindë që kontesti Shkup-Sofje të mos jetë fare në rend dite përpara udhëheqësve.
 
“Në këtë një muaj e gjysëm, Bullgaria ka qenë nën presion të jashtëzakonshëm nga partnerët evropianë të Këshillit të sotëm Evropian për të filluar negociatat e anëtarësimit për Maqedoninë. Unë besoj se ata e kuptuan që akuzat ndaj Bullgarisë janë të pabaza, se ne kemi qndrim të qart për të  gjetur mënyrë për të dalë nga ky problem dhe se ne insistojmë në garanci të besueshme, rezultate të qëndrueshme dhe të pakthyeshme në marrëdhëniet dypalëshe. Është koha për të dal nga diplomacia familjare para kamerave dhe të fokusohemi në zgjidhje pragmatike.”, tha Rumen Radev, president i Bullgarisë.
 
Radev tha se është koha që të gjithë të kuptojnë se perspektiva evropiane e Maqedonisë varet vetëm nga angazhimi dhe rezultatet nga dialogu me Sofjen.
 
"Nuk mund të them "po" para se të shohim mekanizma të qëndrueshëm për çrrënjosjen e  narrativës së shtrembëruar dhe qëndrimit të qëllimshëm ndaj Bullgarisë - nga tekstet shkollore, muzeumet, monumentet, te media dhe politika shtetërore. Ne nuk mund të themi "po" derisa të bindemi se fqinja jonë nuk do ta ndërtojë identitetin e saj mbi vjedhjen e historisë Bullgare.”, tha Radev.
 
Ky qëndrim I Presidentit Bullgar Radev, hedh posht edhe atë pak shpresë se Maqedonia e Veriut në këtë samit do të merrte dritë jeshile për fillim të negociatave me BE-në.  Shpres e Maqedonisë së Veriut është presidenca sllovene, që fillon në 1 korrik dhe e cila me optimizëm ka njoftuar se zhbllokimi i negociatave është prioritet kryesore i Lubjanës.
 
SANIJE DURAKU