Maqedoni

Grupi i Vishegradit, diplomatët: Mbështesim integrimin e RMV-së

24.06.2021 17:48

Mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimorë mbetet prioritet...

Mbështetja për vendet e Ballkanit Perëndimorë mbetet prioritet, dhe meriton të jetë pjesë e familjes evropiane porositën katër diplomatët e grupit të Vishegradit Polonisë, Republikës Çeke, Sllovakisë dhe Hungarisë gjatë një ekspozite në kuvend kushtuar 30 vjetorit të themelimit të grupit.
 
“Ju jeni pjesë e evropës dhe nënkuptohet se edhe ju do të bëheni pjesë e BE-së. Vendet e grupit të Vishegradit janë të gatshme që të ju dëshirojnë mirëseardhje dhe të ju ndihmojnë në rrugëtimin tuaj si grup por edhe në nivel bilateral.”, tha Mirosllav Toman, ambasador i Republikës Çeke.
 
“Ne kemi demonstruar përkushtim shumvjeçarë për Ballkanin Perëndimorë, duke mbështetur bashkpunimin, stabilitetin zhvillimin dhe perspektivën evropiane të rajonit.”, tha Vojcieh Ticinjski, ambasador i Polonisë.
 
“Merrni të gjitha eksperiencat, përvojat pozitive që i kemi në hapërimin drejt BE-së dhe përdorni ato që ta lehtësoni rrugëtimin tuaj drejt antarësimit në BE.”, tha Laslo Duks, ambasador i Hungarisë.
 
“Të gjithë ne pajtohemi se sa është i rëndësishëm pranimi i vendeve të rajonit në BE dhe ne si shtet i posaçëm si Hungari dhe të gjitha shtetet e grupit të Vishegradit e mbështesim këtë proces.”, tha Henrik Markus, ambasador i Sllovakisë.
 
Xhaferi: nuk ka alternativë veç integrimit në BE
 
Kreu i kuvendit Talat Xhaferi tha se vendi duhet të jetë pjesë e BE-së dhe se alternative tjetër nuk ka. 
 
“Ardhmëria e të gjithë neve është në BE dhe ky rajon nuk ka alternative tjetër. Ky është mesazhi kryesor që e dërgojmë prej këtu dhe prioriteti kryesorë për vendin tonë.”, tha Talat Xhaferi, kryetar i kuvendit.
     
Xhaferi tha po vazhdojmë me përmbushjen e standardeve evropiane dhe arritjen e qëllimit përfundimtarë.
 
NAIM RAMADANI