Maqedoni

Covid 19, 3 viktima dhe 10 raste të reja

24.06.2021 18:16

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin janë kryer 2.302 teste prej të cilave 10 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19....

Gjatë 24 orëve të fundit në gjithë vendin janë kryer 2.302 teste prej të cilave 10 persona kanë rezultuar pozitiv me Kovid-19.
 
Ndërkohë nga Ministria e Shëndetësisë njoftojnë për 17 pacientë të shëruar. Ndërsa betejën me Kovid-19 e kanë humbur 3 persona, një person nga Kriva Pallanka i moshës 76 vjeçe, një nga Dibra 69 vjeç dhe një 65 vjeçar nga Kërçova. Numri i rasteve aktive në vend është 241.